E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptarë, Haxhi Selim Muça uron besimtarët për Fiter Bajramin

19-08-2012 / Gazeta 55

Muaji i agjërimit, për një jetë më të mirë

Ka përfunduar edhe muaji i Ramazanit që nënkupton edhe fillimin e festës se Fiter Bajramit. Për besimtarët mysliman Ramazani, është muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit dhe ata kanë agjëruar për 30 ditë duke u lutur për një jetë më të mirë, për paqe dhe begati.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptarë, Haxhi Selim Muça i është drejtuar dje shqiptarëve me një mesazh me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të Fiter Bajramit.
Mëngjesin e ditës së sotme të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fiter Bajramin. Sikurse do të shkëmbehen urime dhe vizita në familjet e të afërmve dhe miqve që janë edhe traditë e besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Kryebashkiaku i Tiranës, uron Fiter Bajramin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit.
Basha vlerëson sakrificën e atyre që kanë agjëruar, si një gjest nga i cili të gjithë mund të mësojmë.
“Koha kërkon sakrificë dhe solidaritet nga secili prej nesh, për më të vegjlit, më të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë. Mesazhi i Fiter Bajramit është inkurajues dhe na mbush të gjithëve me shpresë për të nesërmen që do të jetë më e bukur dhe më e begatë për Tiranën dhe qytetarët e saj”, thuhet në urimin e kryebashkiakut, Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›