E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vendimi i Kushtetueses baza e çdo propozimi është shpejt për të folur për harta të kufirit”

19-08-2012 / Gazeta 55

Gazmend Turdiu, Sekretari i Përgjithshëm i MJP-së, mohon të ketë negociata me Greqinë për çështjen e kufijve detarë

Qeveria ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitës se është duke u zhvilluar marrëveshje të fshehtë e sekrete me Greqinë për të përcaktuar kufirin e ujërave detare. Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu deklaroi dje se gjithçka që është bërë është transparente dhe e ligjshme, si dhe aspak pjesë e ndonjë skenari që zhvillohet në errësirë për të shitur interesa kombëtare. Turdiu që kryeson grupin e punës të ngritur një vit më parë me përfaqësues institucionesh që aktualisht po bëjnë një analizë të situatës.
“Në pozicionin e kryetarit të grupit të punës të ngritur sipas një formulimi me urdhër kryeministri për të bërë një analizë të brendshme, për të përfunduar me propozime, të cilat i paraqiten institucioneve shqiptare për vendimmarrje. Nuk ka negociata”, deklaroi Turdiu.
Ndërsa njerëzit që janë në grupin e punës, për të cilët ka aluduar opozita që keqpërdorën interesat kombëtare nuk kanë qenë të përfshirë në grupin që formuluan tekstin e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas Gazmend Turdiut, Sekretarit të Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme, “ky grup pune është ngritur mbi listën bazë të institucionesh dhe jo njerëzish. Ky grup kryesohet prej Sekretarit të Përgjithshëm dhe ekspertë ligjorë të ministrisë së Jashtme me të cilët japin kontribut në këtë punë. Përveç nesh janë ekspertë të ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Bujqësisë, ministria Ekonomisë, ministria e Mjedisit, Akademia e Shkencave, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Instituti i Gjeografisë Ushtarake,  të gjitha institucionet sjellin në tryezën e punës propozimet dhe interesat e institucioneve që përfaqësojnë për të përfunduar më pas në një analizë ku jemi dhe çfarë duhet të bërë. Është shumë shpejt për të folur për hartë të kufirit. Aktualisht flasim për analizë të situatës duke marrë parasysh interesat të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Turdiu. Gjithashtu Turdiu është shprehur se vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kufirin detar është baza e çdo propozimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›