Sekuestrohen 80 kg Cannabis, ndalohen 2 vëllezër
VLORË - Policia e Vlorës sekuestroi pasditen e djeshme një sasi prej 80 kilogramësh lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, ndërkohë që ndaloi dy persona të dyshuar. Burime nga Policia bëjnë të ditur se lënda narkotike u zbulua në një stan në afërsi të fshatit Velçë, në komunën Brataj, 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës. Mësohet se gjatë këtij aksioni të uniformave blu u siguruan provat dhe u realizua ndalimi i dy vëllezërve, Gëzim dhe Muslli Qikaj, banorë të fshatit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë sasi lënde narkotike. Ndërkohë po punohet për evidentimin e parcelave ku është kultivuar bimë narkotike, në zona të ndryshme të Vlorës.
12 Maj 2010