E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 84.4 kg hashash në kufi, arrestohen 2 të rinj grekë

Sekuestrohen 84.4 kg lëndë narkotike në kufirin shqiptaro-grek. Policia greke ka arrestuar sot dy shtetas grekë në aksin rrugor Gjirokastër-Janinë, në brendësi të tokës greke, në vendin e quajtur "Amfilohia", ndërsa ka sekuestruar edhe 84.4 kg hashash.

Dy të rinjtë udhëtonin me makinë dhe sic bën të ditur policia greke fillimisht ata nuk i ishin bindur urdhërit për ndalim, cfarë ka bërë që blutë ta ndjekin automjetin dhe kanë arritur ta ndalin 100 m në brendësi të tokës greke, në vendin e quajtur "Amfilohia".

Po sipas policisë mendohet se droga vinte nga Lazarati, ndërsa ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i cili po shoqëronte makinën me motor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›