Sekuestrohen 85 kg marijuanë, arrestohen 2 të dyshuar

Prishtinë, 30 gusht, NOA Forcat policore të Kosovës, përmes rrugëve operative, kanë arritur të marrë informacion në lidhje me disa persona të dyshuar, të cilët merren me trafikim të substancave narkotike brenda dhe jashtë territorit te Kosovës.
Siç raportohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, pas përgatitjes së një plani operativ policor të koduar Vera 2010, është urdhëruar kontrollimi i 3 shtëpive.
Gjatë kontrollimit të shtëpive, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar si pjesë të provave materiale rreth 85 kg substancë narkotike të llojit marijuanë të paketuar dhe përgatitur për shitje, si edhe janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe një person është ende në arrati.
Substanca narkotike është gjetur ne dy vende, një pjesë është gjetur në një shtëpi ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një veturë dhe sipas vlerësimeve të para, shuma e kësaj droge llogaritet te kapë vlerën mbi 50.000 euro.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarve të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit për "blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike.
n.e/NOA