E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkime në polici, largohet komandanti serb i Mitrovicës

Prishtinë, 30 gusht, NOA Si rezultat i fillimit te ndryshimeve dhe reformave në polici, bazuar në vlerësimet e bëra në kuadër të metodologjisë së re të punës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Behar Selimi, ka marrë vendim për shkarkimin e komandantit të policisë në veri të Mitrovicës, Milija Miloseviç.

Selimi ka deklaruar se ndryshimet në policinë e Kosovës janë bërë në kuadër të përpjekjeve për ndryshime pozitive dhe riorganizim duke u bazuar në menaxhimin e performancës, mënyrës së shfrytëzimit të burimeve si edhe nevojave të shërbimit.

Disa shkarkime të tjera të bëra në Policinë e Kosovës janë ai i kolonel Jahë Avdiu, drejtor i Drejtorisë për hetime të brendshme në Prishtinë; kolonel Izet Azizit, drejtor rajonal i policisë në Ferizaj; nënkolonel Sami Shabani në policinë e Mitrovicës; kapiten Bashkim Spahiu në Policinë e Prishtinës etj.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›