Sekuestrohen arsenal armësh ne trenin me 16 vagona

Një tren me 16 vagonë që vinte nga Serbia me destinacion firmën turke Kurum, është ndaluar sot nga policia kufitare e Migracionit në Bajzë të Malësisë së Madhe Policia sqaron se nga kontrolli fizik i ushtruar nga efektivët e kufirit të Bajzës u konstatua se në njërin prej vagonëve të ngarkuar me skrap kishte municione luftarake, predha artilerie, djegore të montuara në predha, të cilat sikundër mësohet ishin të shpërndara në mënyrë të çrregullt bashkë me pjesën tjetër të skrapit.
Policia bën të ditur se treni i linjës Tuz nga Mali i Zi që udhëtonte drejt Bajzës në Malësinë e Madhe hyri në këtë stacion kufitar i drejtuar nga pesë shtetas të huaj.
Policia e ka ndaluar ngarkesën në kufi, dhe dokumentet hetimore ia ka nisur për shqyrtim prokurorisë së Shkodrës.
Shtetasit e huaj që drejtonin trenin janë ndaluar dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake.