E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen droga e futur në Maqedoni nga Shqipëria

Kumanovë (Start)- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojit Marijuanë, është sekuestruar gjatë fundjavës në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për sekuestrimin e 51.5 kilogramëve të lëndës narkotike në fjalë që është sekuestruar gjatë dy operacioneve të policisë maqedonase. Të njëjtat burime citojnë se droga vinte në mënyrë ilegale nga territori i Republikës së Shqipërisë, që duke përdorur si vend tranzit Maqedoninë do të dërgohej drejt vendeve të perëndimit. Ndërkohë, është ngritur padi ndaj pesë personave të cilët mendohet të jenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë trafikimi lëndësh narkotike. Vlera e Marihuanës arrin deri në 70 mijë euro. Aksioni policor për kapjen e 5 të dyshuarve është kryer në mes të fshatrave Hotël dhe Mateç të komunës së Likovës ndërsa aksioni tjetër është kryer në qendrën tregtare Ramstor në Shkup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›