E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëri: EULEX, një vazhdues i UNMIK-ut

Prishtinë- Përfaqësuesit e UNMIK-ut përkatësisht të OKB-së dhe Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen në parim me qeverinë e Serbisë për modalitetet e shtrirjes së UULEX-it në Kosovë dhe për bashkëpunimin e Beogradit me UNMIK-un në gjashtë pikat e Ban Ki Munit, shkruan gazeta "Zëri", duke iu referuar burimeve diplomatike perëndimore. Bëhet fjalë për gjashtë fushat e specikifikuara nga letra e kreut të Komneve të Bashkuara Ban Ki Mun dërguar presidentit serb Boris Tadiq - policia, gjyqësia, doganat, kontrolli i kufirit, transporti dhe trashëgimai kulturore dhe fetare. Gazeta pohon se gjashtë pikat e Ban Ku Minit "janë bashkuar" me kushtet prej tri pikave të Tadiqit rreth EULEX-it, duke "rezultuar me një marrëveshje", e cila pritet prezentohet nga kreu i OKB-së në raportin periodik për Kosovën nesër, më 11 nëntor. Burime diplomatike po ashtu i kanë thënë "Zërit" se marrëveshja është "plot dykuptimësi" dhe mund të bëhet "burim mosmarrëveshjesh", kurse EULEX-i do të jetë një "vazhdues i UNMIK-ut". Në numrin e sotëm "Zëri" boton edhe Marrëveshjen e UNMIK-ut me Qeverinë e Serbisë sipas gjashtë pikave të Ban Ki Munit. QIK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›