E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Në kërkim nga Spanja dhe pjesë i një grupi kriminal, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar në kërkim nga autoritetet e drejtësisë spanjolle është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

25-vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe Gjykaya e Castellon në Spanjë vendosi ta linte në burg. Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë veprat penale  “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

25-vjeçari së bashku me disa persona të tjerë shqiptarë dhe spanjoll, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

“Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”,  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit: G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 25-vjeçarit drejt Spanjës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›