Sekuestrohen pronat e Lul Berishës
Gjyqtari Dritan Hallunaj ka dhënë vendimin, sipas të cilit këto pasuri, i pandehuri Berisha i ka vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale, ndaj për pasojë duhet të konfiskohen. Vlera e tyre, sipas llogaritjeve të bëra, shkon në disa miliona euro.
Lulzim Berisha, i njohur ndryshe si kapoja i Bandës së Durrësit, u arrestua në vitin 2005. Që prej asaj kohe, Prokuroria nisi hetimin për të verifikuar pronat dhe pasuritë e tij. Pas një hetimi disamujor, organi i akuzës zbuloi të gjitha pasuritë në emër të vetë Berishës si dhe familjarëve të tij.
Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të regjistruara në emër të familjarëve të Berishës, kryesisht të motrës së tij, me argumentin se nuk rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Lulzim Berisha akuzohet për krime të rënda, që sipas Prokurorisë i ka kryer në kuadër të bandës së Durrësit, të krijuar prej vetë atij.
Procesi ndaj Berishës dhe 15 të akuzuarve të tjerë, po vazhdon në Gjykatën e Krimeve të Rënda prej më shumë se dy vitesh. E ndërsa për të akuzuarin nuk është dhënë ende ndonjë vendim fajësie, Gjykata ka vendosur kalimin e pronave në emër të tij në llogarinë e shtetit.