Vdekja e 5-vjeçarit, shkon në katër nr i të arrestuarve
Kostika Karamitro është arrestuar, pas vdekjes së pesë vjeçarit mesditën e së shtunës së shkuar. Karamitro është prangosur me akuzën e mjekimit të pakujdësshëm. Një ditë më parë, policia e Korçës ndaloi edhe dy inferimerë dhe një mjek për të njëjtën akuzë.
Menjëherë pas vdekjes së fëmijës, i cili ishte pickuar nga gjarpi, Prokuroria e Rrethit nisi hetimet. Mjeku dhe infermierët patën deklaruar se në spital nuk kishte ilaçe, por më vonë rezultoi se medikamentet nuk mungonin në spitalin rajonal të Korçës. Për ngjarjen reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila kërkoi marrjen e masave për të gjithë bluzat e bardha që abuzojnë me detyrën.