E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura rekord gjatë ditës së sotme

Dita e sotme, parashikohet që të jetë dita më e nxehtë për këtë verë. Sipas meteorologëve, në pjesën më të madhe të zonës së ulët të vendit, si në qytetin e Elbasanit, Cërrikut, Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës dhe pjesës veri-perëndimore, pritet që temperaturat të jenë më të larta. Moti i kthjellët ka mbizotëruar në të gjithë territorin e vendit pothuajse gjatë gjithë javës, deri ditën e premte.

Megjithatë, të shtunën dhe të dielën, temperaturat do të kenë një zbritje të lehtë.  Aktualisht në vendin tonë, temperaturat e regjistruara kanë qene tepër të larta si pasojë e qarkullimit të rrymave ajrore afrikane. Presioni i këtyre rrymave të nxehta që ka mbizotëruar në rajonin tonë ka bërë që moti të jetë i nxehtë, temperaturat e larta dhe rreze shumë të forta dielli.

Duke marrë parasysh këto temperatura të larta, mjekët këshillojnë që të evitohen daljet orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites. Kryesisht mosha e tretë dhe fëmijët, duhet të qëndrojnë në hije, duke qenë se janë kategoritë më të prekura nga temperaturat e larta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›