E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen pronat e pronarit të një lokali tek ish-blloku

TIRANE- Akuzohet për mashtrim në shumën prej 500 mijë eurosh, sekuestrohen pronat e Ilir Agos, person i arrestuar 4 ditë më parë.

Arrestimi i Agos, i cili rezulton pronari i nji lokali në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka ardhur nga sektori kundër krimit ekonomik i cili ka ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar nga gjykata e Tiranës.

Sipas policisë Ago akuzohet për mashtrim në një shumë prej 500 mijë eurosh në falsifikimin e shitblerjeve të pronave në sektorin imobiliar.
Ndërkohë që arrestimi ka ardhur pas një hetimit të pakten 3-vjecar nga policia dhe prokuroria, të cilat arritën të vërtetojnë akuzat në drejtim të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›