E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 8 kg heroinë në portin e Durrësit

Gazeta Shqip

Droga që mendohet se kishte destinacion Italinë, transportohej nga tri femra

8 kg lëndë narkotike e llojit heroinë u gjet dhe sekuestrua natën e djeshme në portin e Durrësit, ndërsa ishte fshehur në serbatorin e një automjeti me të cilën udhëtonin 3 femra.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Durrësit, droga ishte ndarë në pako dhe ishte fshehur brenda një automjeti tip Ford Fokus, më destinacion Italinë, ku ndodheshin 3 shtetase, 2 nga Tirana dhe një nga Durrësi.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, Donika Dervishi dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi, 32 vjeçe dhe Sonila Popa, 31 vjeçe teksa bëheshin gati të udhëtoni me tragetin Durrës-Bari.
25 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohet 8 kg heroinë në portin e Durrësit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›