E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Ruçit, Policia "rrëzon" gazetat

Reagimi i policisë erdhi pas publikimit në media të një shkrimi me të titulluar “Prokuroria liron djalin e Ruçit, burg shoferit tjetër” dhe nëntitull “Gjykata: Burg pa afat drejtuesit të Mini Cooper-it, policia: U filmua kur hyri me të kuqe në kryqëzim”.

Policia thekson se lajmi nuk bazohet në burimet zyrtare të policisë dhe çdo referim i bërë në këtë artikull për burime policore është i pasaktë dhe i pavërtetë. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, nuk është marrë asnjë deklarim nga punonjësit, ku të përcaktohet shkelja e sinjalistikës rrugore.

"Theksojmë dhe një herë, se referimet e bëra për burime nga strukturat e policisë janë të pavërteta, ndërkohë hetimet për këtë ngjarje drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë", vijon. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-24 14:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›