Qafë-Thanë, bllokohet një furgon me pula nga Maqedonia
POGRADEC – Bllokohet në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë një furgon i ngarkuar me pula të gjalla, të cilat vinin nga Maqedonia më destinacion tregun shqiptar.
Bllokimi është kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas të cilit ka një urdhër të Ministrisë së Bujqësisë për moslejimin e pulave.
“Këto janë pula skartimi, të cilat nuk lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për ne kjo ngarkesë është e paligjshme.”- u shprehen përfaqësues të AKU-së.
Ndërkohë drejtuesit e firmës pretendojnë se urdhri i ministrisë nuk ka më fuqi, pasi kushtet kanë ndryshuar.
(er.nu/news24/BalkanWeb)