“18 ditë burg” për shoferin turk, transportoi 11 klandestinë
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “18 ditë burg” për shoferin turk të kamionit që pak ditë më parë transportoi 11 klandestinë kurdë, afganë dhe sirianë.
46-vjeçari Gokhan Halil Coban u arrestua mesditën e 12 nëntorit pranë Doganës së Tiranës, me 11 klandestinë brenda kamionit të tij, që transportonte pajisje elektrike.
Mësohet se klandestinët kishin destinacion final Italine dhe kishin paguar secili prej tyre nga 2000 euro.
(er.nu/BalkanWeb)