E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet kokaina vinte me poste nga Panamaja 3 ne arrest

TIRAN- Arrestohen ne makinen e tyre ne zonen e ish-bllokut pas daljes nga zyrat e nje agjencie postare private tre pritesit e nje kg kokaine te ardhur nga Panamaja qe ishte fshehur brenda nje motorino automjeti. Lajmi u dha ne konference shtypi te perbashket nga Policia e Shtetit Prokuroria e Krimeve te Renda sipas te cileve kokaina ishte kapur ne operacionin e koduar Motorrino. Sipas prokurorit te ceshtjes Edvin Kondili u arrestuan Ilia Xoxe Arben Uku dhe Ervin Tushe te tre nga Berati e banues ne Tirane. Ata dyshohen si autore te trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim. Nje jave me pare Prokuroria e Krimeve te Renda regjistroi procedimin penal me nr.113 duke lajmeruar autoritetet e Britanise se Madhe e me pas autoritetet perkatese ne SHBA dhe Itali duke asistuar ne menyre te vazhdueshme nga informacionet e ardhura nga Sherbimi Informativ Shteteror per nje sasi kokaine qe do nisej nga Amerika Latine konkretisht nga Panamaja drejt Shqiperise- tha prokurori.

Me tej ai tha Kokaina eshte nisur nga Panamaja permes postes se shpejte e fshehur ne nje motorrino. Ajo kishte destinacion paraprak Tiranen ne nje adrese te rreme-tha prokurori Kondili ne konference. Autoritetet e DEA-s Departamenti i Antidroges ne SHBA identifikuan pakon qe kishte nje motorine veture ne te cilen ishte fshehur droga. Ata bllokuan ate dhe me pas vendosen brenda saj nje GPRS nje aparature qe mundeson lokalizimin e pakos ne cdo vend te botes me satelit dhe me pas e nisen ate serish drejt Tiranes. Pakoja droge kaloi ne Bullgari Itali dhe me pas perfundoi ne aeroportin Nene Tereza ne Tirane ku policia edhe pse e ka identifikuar nuk kreu asnje veprim per sekuestrimin e saj duke lejuar qe agjencia postare te terhiqte pakon qe me pas eshte sjelle ne kryeqytet.

Sapo eshte dorezuar pakua ne zyrat e kryeqytetit aty jane paraqitur pritesit per te terheqe pakon. Personat qe kane hyre brenda zyrave jane te dyshuarit Ilia Xoxe dhe Arben Uku ndersa i riu Ervin Tushe i ka pritur ne makine-thane burimet nga prokuroria. Sapo dy te dyshuarit Xoxe dhe Uku jane kthyer ne makine bashke me pakon me kokaine kane nderhyre forcat e policise duke kryer arrestimin e tyre ne flagrance. Pas arrestimit te tyre policia sekuestroi sasine prej nje kg kokaine qe mendohet se ka qene destinuar per tregun e brendshem dhe nje pjese per tu trafikuar ne shtetet e Evropes perendimore. Mesohet se derguesi i pakos eshte nje shtetas Panamez por qe dyshohet se eshte emer fiktiv. Sipas prokurorit Kondili po punohet per identifikimin e personave te tjere te dyshuar si te perfshire ne kete rrjet te trafikut te droges.

Rasti i trete me kokaine nga Amerika Latine
Operacioni i djeshem per arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e nje kg kokaine te nisur nga shtetet e Amerikes Latine ishte i treti brenda pak kohe. Pasi vetem pak dite me pare nje shtetas shqiptar u arrestua ne Spital pasi kishte gelltitur rreth 310 gram kokaine dhe vinte nga shteti i Argjentines. Pak dite para ketij arrestimi policia arrestoi edhe dy persona te tjere te cilet ishin pritesit e 8 kg kokaine te ardhur nga Argjentina te fshehur ne nje kontanier te mbushur me oriz dhe qe vinte nga shteti i Bolivise. shte per tu vleresuar gjithashtu edhe bashkepunimi i shkelqyer dhe ne kohe rekord me autoritetet e huaja qe e kane rritur ndjeshem besimin kundrejt autoriteteve shqiptare ne organizimin e ketyre operacioneve te nderlikuara ku perfshihen disa vende njekohesisht dhe kerkohet besueshmeri dhe nivel i larte profesionalizmi-tha prokurori Edvin Kondili ne konferencen e djeshme per mediat bashke me Drejtorin e Hetimit te Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit Edmond Rizai dhe Drejtorin e Marredhenieve me Jashte ne Prokurorine e Pergjishme Kaltri Sereci.

Te arrestuarit
Ilia Xoxe 37 vjec nga Berati dhe banues ne Tirane
Arben Uku 38 vjec nga Berati dhe banues ne Tirane
Ervin Tushe 30 vjec nga Tirana



Ish-volejbollisti i Kombetares shqiptare Arjan Korca tashme trajner ne nje ekip te volejbollit ne Rumani mohoi dje ne Gjykaten per Krime te Renda akuzen e trafikut te droges ndersa pretendoi se nuk kishte dijeni se kush e cfare i kishin futur ne stomak. Para gjyqtarit te gatshem Idriz Mulkurti Korca i arrestuar kater dite me pare ne urgjencen e spitalit Nene Tereza i perlotur tregoi versionin e tij per sasine prej 290 gram kokaine te gjetura ne stomakun e tij te ndara ne 44 qese. Kete e argumentoi edhe avokatja e tij Jalldeze Kastrati qe kerkoi nje mase me te bute sigurie. Keto pretendime prokurorja e ceshtjes Elizabeta Imeraj i kundershtoi duke renditur kronologjine e ngjarjes dhe menyren e nxjerrjes se kokaines nga stomaku i 44- vjecarit Korca. Ne fund prokurorja Imeraj i kerkoi gjyqtarit qe ndaj te akuzuarit trajnerit Arjan Korca te akuzuar per trafik droge ti caktohej masa e sigurise arrest me burg deri ne fund te hetimit. Kjo kerkese u miratua nga gjyqtari Mulkurti qe e vleresoi te ligjshem arrestin ne flagrance dhe i caktoi masen e sigurise arrest me burg. Avokatja Kastrati shprehu pakenaqesine e saj pasi Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dergoi 44- vjecarin Korca ne paraburgimin Jordan Misja duke mos e mbajtur ne Spitalin e Burgjeve ndonese ai ndodhej ne gjendje jo te mire shendetesore.
Rrefimi
Prej kohesh jetoj e punoj ne Rumani me nje ekip te rinjsh volejbolli. Duke punuar dhe jetuar kam siguruar edhe shtetesine rumune. Kete shtetesi me hyrjen e Rumanise ne Bashkimin Evropian e kam perdorur per te levizur per pune ne vende te ndryshme perendimore. Edhe ne kete rast rreth kater jave me pare kam shkuar ne Paris te Frances dhe aty rastesisht jam njohur me dy djem qe nga theksi i komunikimit ishin nga rrethi i Durresit. Duke pare se nuk kisha ku te rrija ata me ofruan banesen e tyre per ca dite. Pas dy ditesh qendrimi aty u ndjeva keq dhe me dhimbje barku. Mendova se ato me vinin nga heqja e 1/3 se stomakut qe e kam operuar prej kohesh. Nuk mbaj mend se cfare ndodhi me mua pasi kam humbur ndjenjat per dy dite. Me pas jam zgjuar dhe dy djemte me lane ne rruge te madhe duke me kerkuar qe te largohesha. Me pas rreth tri jave me pare u ktheva ne Shqiperi. Erdha ketu e serish nisa te kem dhimbje barku. Edhe ne kete rast mendova se vinte nga operimi i kryer kohe me pare. Per kete shkak mora mjekime por dhimbja nuk ndalej. U vizitova te mjeku i cili me dha disa ilace qe nuk me bene derman. Duke pare dhimbjet e forta qe kisha kerkova ndihme ne urgjencen e QSUT-se ku pasi me eshte bere nje eko-grafi mjeku me tha se kisha sende te huaja ne stomak. U habita dhe i kerkova ti nxjerrin nese munden. Aty iu nenshtrova nje nderhyrjeje mekanike per nxjerrjen e sendeve te huaja. Ato rezultuan se ishin qese te mbushura me kokaine. Nuk e di kush dhe si kane hyre ne stomakun tim pasi vete nuk do rrezikoja jeten dhe ti fusja- tha i akuzuari Korca ndersa lotet i pershkonin faqet para gjykates dhe prokurorise. Ne fund te deklarimit te tij mesohet se trajneri i arrestuar Arjan Korca u shpreh se nese do ti kisha futur vete ne stomak nuk do vija ne spital te kerkoja te mi hiqnin do ti nxirrja ne nje klinike private kundrejt nje pagese qe mund te jepja- pretendoi ai para prokurores dhe gjyqtarit te mases se sigurise.

Trajneri i volejbollit u arrestua ne urgjence
Arjan Korca u arrestua mbremjen e 12 nentorit 2010 ne ambientet e salles kirurgjikale te urgjences qe ndodhet ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne kryeqytet pasi mjeket i nxoren 290 gram kokaine te fshehur ne 44 kapsula. Sipas prokurorise Korca kishte disa dite qe kishte ardhur ne Shqiperi pasi kishte qene ne nje vizite disa ditore ne France por mendohet se para se te vinte ne France ka qene ne shtetet e Amerikes se Jugut ne Argjentine. Pritet qe ne ditet ne vazhdim Prokuroria per Krime te Renda te verifikoje ne sistemin TIMS qe nese 44- vjecari Korca udhetonte shpesh jashte territorit shqiptar dhe ku kishte destinacionin.

Eko-ja zbuloi kapsulat e kokaines
Trajneri i ekipit te para te rinjve te Volejbollit ne Rumani 44- vjecari Arjan Korca pasditen e dates 12 nentor ka kekuar ndihme ne QSUT per dhimbje barku. Pas ekzaminimit me ECHO mjeket kane konstatuar sende te huaja ne stomak. Pas ketij konstatimi mjeket kane vendosur qe me ndihmen e instrumenteve mjekesore te nderhyjne per ti nxjerre kapsulat qe ndodheshin ne stomak. Pasi i kane dhene anestezi te pergjithshme 44 vjecarit mjeket kane filluar me mjete mekanike ti nxjerrin qeset e mbushura me kokaine nga zorra e trashe. Ku mbremjen e 12 nentorit jane nxjerr 30 kapsula dhe mengjesin e dates 13 nentor i kane nxjerre edhe 14 kapsula te tjera nga stomaku i Korces.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›