E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet në Durrës 2 kg kokainë, në pranga poseduesit(Video)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Menaxheri, ku është sekuestruar sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Po në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në  flagrancë dy shtetas;   Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës dhe  Adnand Bufi  22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas  vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMË, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur “Ura e  Dajlanit” kanë dalë nga mjeti. Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag.  Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me  plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

DurrësFinalizohet operacioni policor i koduar "Menaxheri".Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë. Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar"Menaxheri".Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: T. L., 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; A. B., 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.Më datë 28.10.2018, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip 'BMW', ( T. L., – drejtues dhe A. B., – pasagjer ) , në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Dajlanit" kanë dalë nga mjeti.Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të DVP Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik " parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 29. Oktober 2018

29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›