Sekui: Hapa të ngadaltë në punën për reformën zgjedhore
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka shprehur sot shqetësimin për vonesën në reformën zgjedhore.
Duke folur në takimin e sotëm të Ministrisë së Integrimit dhe delegacionit të BE-së për Zgjerimin, Sekui ka vlerësuar konsensusin e arritur mes palëve për miratimin e Kodit Penal, ndërsa ka kërkuar që kjo rrugë të ndiqet për përmbushjen e angazhimeve të tjera për statusin kandidat.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka kërkuar angazhimin e mëtejshëm të opozitës për plotësimin e reformave. / G.N.