E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Berisha i përdor nxënësit e shkollave për mitingje

Në ditën e dijes, Aleanca Kuq e Zi kritikon kryeministrin Berisha, duke u shprehur se i përdor nxënësit e shkollave për mitingje. Në 125-vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, AK shprehet se do të përgatisë një strategji të re për arsimin në vend brenda vitit 2013.

Përmes një mesazhi për mediat, AK ka uruar të gjithë mësuesit duke i falenderuar për punën e vyer që bëjnë, në veçanti për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe është gjuha më e bukur në Europë, shprehet AK në deklaratë, ndërsa bën të ditur se do të dhurojë 200 abetare për nxënësit e shkollave fillore të Maqedonisë.   / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›