E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi Nuk ka vend erdhi koha te largohem

Reagimi Zv.ministri

Zevendesministri i Kultures Nikolle Lesi ka reaguar pas emerimit te nje tjeter zevendesministri nga ana e Berishes ne kete ministri. Sipas Lesit tashme ne Ministrine e Kultures me shume ka zevendesministra se sa punetore. Ai ka lene te kuptohet se do te largohet nga ky post. Me shume zevendesministra se sa punonjes ne Ministrine e Kultures. Me duket se erdhi koha per te ikur deklaroi sot Lesi drejtues i LDK-se prej me shume se 3 vjetesh. Pas emerimit te djeshem te Abaz Hados nga PDIU ne Ministrine e Kultures aktualisht ndodhen tre zevendesministra nderkohe qe Berisha gjithmone eshte krenuar me qeverite e vogla.

Por largimi i Lesit nga ministria pritet qe te pasohet edhe me largimin nga koalicioni me PD-ne. Kjo gje eshte paralajmeruar para pak ditesh teksa Lesi pohoi se do te bashkoje partine e tij me ate te Nard Ndokes. Me shume mundesi keta te fundit me pas do te jene ne koalicion me partine e re te partise se Bamir Topit gje qe eshte pohuar edhe nga Nard Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›