E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi kundër Berishës: Komunist dhe gënjeshtar që nga 1968

Luis Tanushi / Lindita Çela

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka thyer dje heshtjen dhe kornizën institucionale që e ka karakterizuar gjatë më shumë se katër viteve në krye të shtetit, duke i kthyer për herë të parë një përgjigje reale kryeministrit Berisha. Topi la mënjanë fjalorin institucional duke iu përgjigjur akuzave të Berishës majë për majë. Ai e cilësoi kryeministrin një ish-sekretar të Partisë së Punës dhe një komunist që prej vitit 1968, i cili pavarësisht se ka pasur të gjitha mundësitë, nuk ka bërë asgjë për të përndjekurit. Sipas tij, ende në pushtet janë njerëz të nomenklaturës komuniste.

Kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë, tha Topi.

Për kreun e shtetit, kryeministri me akuzat e tij është kthyer në një iluzionist duke premtuar qytetarëve zgjidhjen e problemeve të tyre, kur edhe pas shtatë vitesh nuk i ka zgjidhur. Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do tu kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën, deklaroi presidenti Topi.

Si një prej nismëtarëve të ligjit të lustracionit që në vitin 2006 bashkë me deputetin Pandeli Majko, kreu i shtetit theksoi nevojën e hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Topi kritikoi amendimet e bëra nga mazhoranca duke e shndërruar në një ligj antikushtetues që do të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese dhe do të kritikohej ashpër nga Komisioni i Venecias. Për sa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për tu bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës, tha presidenti Topi.

Fatos Klosi: Dosjet e politikës janë asgjësuar

Hapja e dosjeve të komunizmit është një një kartë që kryeministri Berisha e përdor sa herë që ka nevojë të heqë vëmendjen nga gjërat e tjera. Por nga ana tjetër ai nuk ka dashur asnjë herë që të hapë dosjet. Kjo gjë pranohet nga ish-kreu i SHISH në vitet 1997-2002, Fatos Klosi. Në një intervistë, për Shekullin, Klosi thotë se dosjet ku janë të përfshirë njerëzit e politikës, janë asgjësuar.

Z. Klosi tashmë prej vitesh politika shqiptare i rikthehet çështjes së bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, e në fakt deri më tani ato asnjëherë nuk janë bërë publike. Sipas jush përse kjo çështje mbetet vetëm në kuadër të debatit politik?

Që pas viteve 90-të është folur shpesh për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, por këto debate janë hapur nga Sali Berisha dhe po nga ai vetë janë mbyllur. Sa herë që Berisha ka dashur të tërheqë vëmendjen, ai del dhe flet për këtë teme, por në fakt asnjëherë nuk ka dashur të bëhen publike dosje të tilla. Po të ishte ashtu, Berisha që në fillim të qeverisjes së tij, ka qenë i gjithëpushtetshëm dhe ka pasur të tërë instrumentet në dorë, do i kishte bërë publike. Po kështu është edhe pas vitit 2005 që ai erdhi në pushtet nuk ka bërë asnjë veprim ligjor për hapjen e tyre. Berisha thjeshtë e përdor këtë temë për shantazh politik. Është marifet i vjetër.

Gjatë kësaj kohë është thënë ndërkohë që shumica e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit janë zhdukur. Si është e vërteta?

Mendoj se të thuash janë zhdukur nuk është fjalia e duhur sepse kjo do të thotë se persona të caktuar i kanë marrë dhe i posedojnë aktualisht këto dosje. Megjithatë, me aq sa kam unë dijeni, do të thosha se një pjesë dosjesh, ato që mund të jenë interesante për politikën e sotme janë asgjësuar. Unë këtë mund ta dëshmoj, pasi në kohën që unë kam qenë në krye të SHISH-it, kanë qenë të shumtë oficerët që më dëshmoni për ekzistencën e disa dosjeve që ata kishin punuar e që nuk ekzistonin më. Personalisht nuk i kam parë me sy. Por pjesa tjetër e dosjeve ekzistojnë në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe ato të SHISH. Megjithatë, për mendimin tim ato që kanë mbetur janë dosje që nuk besoj se do të çudisin politikën shqiptare. I qëndroj mendimit se deklarata të tilla bëhen vetëm për të çoroditur politikën shqiptare apo për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik. Duke qenë se tashmë kanë kaluar mbi 20 vjet këto dosje që ekzistojnë nuk përbëjnë më interes për publikun ose dalja e tyre në shesh mund të komprometojë njerëz që sot janë në krye të politikës shqiptare. Duhet të keni parasysh se veprimtaria kulminore kur Sigurimi i Shtetit rekrutonte bashkëpunëtorë, kanë qenë vitet 60-70. Neëfillim të viteve 80-të e më vonë veprimtaria e këtij institucioni ka ardhur duke u zbehur. Ndaj dhe sot po të kemi parasysh moshën e politikanëve që janë sot aktiv në jetën publike, vetëm Saliu është ndër më të vjetrit. Të tjetër për shkak të moshës nuk mund të jenë të përfshirë në këtë debat. Megjithatë unë mendoj se për momentin në Shqipëri nuk kanë për tu hapur dosjet e ish-bashkëpuntorëve të sigurimit të shtetit, kjo për shkak të interesave që përfshijnë politikën.

Kastriot Dervishi: Pas marsit të vitit 1991 nuk janë asgjësuar dosje

Është kohë e papërshtatshme për të folur për ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit e si e tillë çështja duhet të mbetet e arkivuar. Kështu ka deklaruar dje për gazetën Shekulli, drejtori i Arkivit tw Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi mbi debatin e hapur rishtas të hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit. Unë mund të them me kompetencë se dosjet që ekzistonin në Ministrinë e Brendshme nuk janë prekur më pas pranverës së vitit 1991, se çështë bërë më andej nuk është ky moment për të folur,- tha Dervishi.

Të përndjekurit: Klasa politike ka interesa me diktaturën komuniste

Ish-të përndjekurit politikë janë shprehur dje kundër deklaratave të kryeministrit Berisha në lidhje me krimet e komunizmit. Ata vlerësojnë se nuk mund të hapen dosjet në Shqipëri pa u dënuar më parë krimet nga klasa politike. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të ish të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, klasa politike aktuale nuk ka dëshirën dhe vullnetin për të dënuar krimet e komunizmit pasi në pushtet sipas tij janë pinjollët e komunizmit. Akuzat e fundit ndërmjet kryeministrit Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›