E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: Kritikat në Kongres ndaj meje, mjerane

"Pavarësisht 'lojës politike-redaktoriale', shkrimi mishëronte me germa, me pika e presje të gjithë atë që unë mendoja dhe argumentoja me shifra e llogaritje konkrete për hapjen e 300 mijë vendeve pune brenda një mandati qeverisës", thotë ish-presidenti në një intervistë për “Mapo”. 

"Por, çudia më e madhe ishte nisja e një furtune në gotë uji kundër këtij artikulli. Dhe për më tepër deri tani nuk kam ndeshur në ndonjë llogaritje konkrete kundërshtuese ndaj asaj llogaritje, por veçse shpalosje politike dhe retorikë mjerane", shton ai.

Duke sqaruar se arsyeja e mungesës së tij në Kongres lidhet me mbërritjen e vonuar të ftesës, ai e vlerëson përmbajtjen e forumit të lartë të socialistëve si "tradicionale" ose "kthim me këmbë në tokë". Lidhur me bashkimin e opozitës, Meidani vëren se Partisë Socialiste për të arritur deri aty i  duhet të riformatojë thellësisht vetveten, jo me artificialitete dhe teatralitete, por me realizëm, tolerancë dhe mirëkuptim, midis anëtarëve të saj të vjetër apo të rinj. 

Për sa i përket programit politik të prezantuar nga kryesocialisti Rama në Kongresin e PS-së, Meidani gjykon se ky dokument duhet t'i nënshtrohet gjykimit të anëtarësisë së partisë dhe atij popullor, për ta kolauduar dhe përmirësuar, pasi në këtë mënyrë procesi i zhvillimit permanent të këtij programi politik "bëhet realist, depërtues dhe kooperues". /Start/

                                                                                             2011-11-07 11:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›