E Diel, 1 Nëntor 2026

PD- Ramës: Lejo deputetët të votojnë

Deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, se PS do të paraqitet me një axhendë specifike në Kuvend duke bërë që opozita të mos u ikë përgjegjësive të saj, u është përgjigjur menjëherë Partia Demokratike. Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj, deklaroi në një konferencë për mediat se Ramës i mungojnë argumentet për të penguar deputetët e PS të votojnë ligjet e Kuvendit.

Ligjet kanë mbi 2 vjet që nuk votohen. Shqiptarët e dinë se bllokimi i amendamenteve që rekomandohen nga OSBE bëhet me qëllimin e vetëm për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tha Mustafaraj.

Në emër të PD-së ajo ftoi liderin e opozitës të lejojë deputetët e PS të votojnë ligjet. “Rama të mos vazhdojë bllokimin e parlamentit, t`i lejojë deputetët të votojnë ligjet, përfundoi Mustafaraj .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›