E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui Reforma ne Drejtesi rendesi per integrimin e Shqiperise

Rëndësia e reformës në drejtësi për integrimin e Shqipërisë ishte çështja kryesore e diskutuar në ambasadori i BE, Ettore Sequi në mbledhjen e tretë të Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit të projektuar nga BE, ‘Konsolidimi i Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi" (EURALIUS III)’.
"Europa ka vendosur të japë 2.3 milion euro nga paratë e taksapaguesve të saj për EURALIUS dhe ky është një sinjal i rëndësisëm, pasi reforma në gjyqësor është një prioritet kyç për aspiratat integruese të Shqipërisë në BE"-ka theksuar Sequi
Ministri Halimi u ndal në iniciativat për një organizim të pavarur të sistemit gjyqësor, promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm si dhe dhe disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve e prokurorëve të papërgjegjshëm e të korruptuar. Halimi gjithashtu shprehu nevojën për miratimin në Parlament të projektligjeve te rendesishme për reformimin e sistemit të drejtesisë.
"Të gjithë e dimë që janë të paktën pesë pr/ligje në Parlament prej tre vitesh, përfshi atë për Gjykatën Administrative, por që nuk ka akoma as një plan për t'u shqyrtuar dhe miratuar". "Ne kemi nevojë imediate për të vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe përgjegjshmërisë apo llogaridhënies. Këto dy kopmonente janë të pandarë nga njëra -tjetra dhe grantojnë sistemin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve, që sanksionohet në Kushtetutën shqiptare”-tha Halimi
Ndërsa, kryeprokurorja Ina Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën që Komisioni Europian po i jep sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ndërsa shtoi se duke theksuar vështirësitë me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, në themel të vendosjes së drejtësisë mbetet vullneti.
Misioni EURALIS ka ka një angazhim intensiv prej 15 vitesh në reformën e gjyqësorit në Shqipëri duke asistuar në shumë ndryshime dhe reforma të suksesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›