Vlore zbulohet banda e falsifikatoreve dy ne pranga
Dy persona janë arrestuar ndërsa një i tretë është vënë në pranga për shkak se akuzohen për falsifikim të dokuemnetave të ndryshme. Sipas policisë së Vlorës, si rezultuat i një pune hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar "IDENTITETI I RREMË" ku si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë Alfred Shefqet Gucaj, 29 vjeç, Viron Salo Pasha, 49 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim Arjanit Barjam Ismailaj, 48 vjeç, të tre nga Vlora.
Nga hetimet rezulton se këta persona mbi bazën e porosisë së shtetasve në kërkim nga dhe me precedentë penalë, kundrejt shumave të konsiderueshme siguronin dokumentin e porositur (pasaportë biometrike, kartë identiteti ose leje drejtimi), duke i blerë ato nga qytetarë të thjeshtë dhe më pas i fallsifikonin duke i ndryshuar të dhënat e gjeneralitetet.Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve ju janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si: Pasaporta Biometrike; karta identiteti; leje drejtimi-automjetesh; pajisje elektronike për prodhim vulash dhe stampash të ndryshme
Policia njoftoi se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.