Berisha premton nga Berati Mandatin e ardhshem jo mesimdhenie me 2 turne ne asnje shkolle

Kryeministri Sali Berisha ka përuruar mëngjesin e sotëm shkollën 9-vjeçare “Sali Gjyka” në Urën Vajgurore, një investim prej 67 milion lekësh (të reja) i qeverisë. I shoqëruar nga Ministri i Arsimit, deputetë e drejtues të pushtetit vendon, Berisha ka vizituar disa nga ambjetet e brendshme të kësaj shkolle, ndërsa ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm të kësaj qeverie do të ndërtohen e rindërtohen të gjitha shkollat në qytete e fshatra dhe nuk do të ketë më mësimdhënie me 2 turne në asnjë shkollë.
Në fjalën e tij Berisha është shprehur se qeveria që ai drejton, duke e cilësuar shkollimin si përparësi madhore ka ndërtuar e rindërtuar në këto 6-vite 1300 shkolla (71%) në të gjithë vendin dhe vetëm në qarkun e Beratit 70 shkolla 9-vjeçare e të mesme. Në mënyrën e mësimdhënies nëpërmjet teknologjisë së informacionit që tashmë ndodhet në të gjitha shkollat-ka thënë Berisha-ne krahasohemi me vendet më të zhilluara në Europë, pasi arsimi ka qënë dhe është kryefjala e përpjekjeve të kësaj qeverie, është leva e arkimedit për t’i siguruar të ardhmen fëmijëve tanë. Duke u ndalur në shifra dhe duke bërë krahasime me qeverisjen e 6-viteve më parë të socialistëve Berisha ka thënë:-“ Qeveria ka ulur analfabetizmin pasi sot 92% e nxënësve nga 60% që ka qënë ky numër para 6-vitesh vazhdojnë shkollat e mesme pas përfundimit të arsimit 9-vjeçar; ka rritur kuotat në universitete pasi sot universitetet tona pranojnë 71% të maturantëve nga i gjithë vendi; sot mësimi në shkolla zhvillohet në mënyrë të rregullt pasi klasat janë me 25-30 nxënës nga 45-50 që ka qënë numri i nxënësve në klasa 6-vite më parë,kemi rritur buxhetin e qeverisë për arsminin në 50 miliard lekë. Në këto 6-vjet, ne kemi rritur nga 120 në 147% rrogat e mësuesve në të gjithë vendin, kemi përgjysmuar rrogën e kryeministrit, e cila para 6-vitesh ka qënë e barabartë me 9 rroga mësuesish dhe sot është e barabartë me 4.5 rroga të tilla”-ka thënë kryeministri Berisha.