Astana/ Burimet e perbashketa ujore ne Europen Juglindore
Statusi i burimeve ujore te përbashkëta në zonën e UNECE-s, ku bën pjesë dhe Shqipëria, është përmirësuar në vitet e fundit, falë përpjekjeve për mbrojtjen e ujrave dhe të mjedisit, thuhet në një raport të Sekretariatit të UNECE-s për ujin.
Termi burime të përbashkëta ujore, ose ujra ndërkombëtare përdoret për ato burime që i kalojnë kufijtë e një shteti, si psh. oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet, etj.
Duke i bërë një përshkrim situatës në Europën Juglindore, raporti thekson se ujrat e përbashkëta zënë 90 përqind të kësaj zone dhe se shumica ndahen nga tre apo më shumë vende. Një numër i konsiderueshëm marrëveshjesh janë nëshkruar për Liqenin e Shkodrës, të Prespës dhe lumin Sava, të cilat më pas janë implementuar dhe kanë shënuar një sukses. Të tjerë shembuj janë edhe lumi Drin apo Danubi.
Sipas Annukka Lipponen, përfaqësuese e Sekretariatit të UNECE-s për ujin, “në rajonin e Europës Juglindore, zhvillimi i vazhdueshëm i ekonomisë, industrisë se minierave dhe hidrocentraleve është kthyer në një sfidë mjedisore, së bashku me metodad aktuale që përdoren në bujqësi”.
“Programi i integrimit në Bashkimin Europian ka sjellë progres të dukshëm në kornizën ligjore kombëtare të vendeve të Europës Juglindore dhe investimet që kanë të bëjnë me uji, megjithatë këto shtete duhet të bashkëpunojnë më shumë përsa i përket menaxhimit të burimeve të përbashkëta ujore”, shprehet përfaqësuesja e Sekretariatit të UNECE-s për ujin, Annukka Liponnen.
Raporti i UNECE-s, përfshin më shumë se 140 lumenj, liqene dhe 200 burime të tjera ujore të përbashkëta.
Ardi Pulaj
ABC News, Astana, Kazakistan