E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi debaton me Erionin

15/04/10 13:33

Disa nga banorët janë mbledhur në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin. Ndër ta është edhe Erioni dhe Seldi që bashkë me të tjerët, ngacmohen për ushqimin. Duke folur, Seldi i thotë Erionit se që kur ka ikur Bertina, ai po lulëzon. Erioni ia kthen se ka lulëzuar si kur ka qënë ajo e si kur nuk ka qënë. Seldi vazhdon duke thënë se Bertina ia ka bërë atij 8 me 2, por Erioni e kundërshton duke i thënë se nuk kanë patur raport të tillë. Erioni shton se një mashkull i lidhur ndryshon nga ai i palidhur duke e krahasuar me qenin e lidhur me zinxhir e të atij të palidhur me zinxhir. Seldi shprehet se sillet njësoj në këto raste, por Erioni e shikon me dyshim duke thënë se nuk i takon të flasë për këtë rast, ndaj largohet. Seldi vazhdon duke thënë se nuk e ka parë të flasë ndonjëherë me Bertinë dhe se ajo ia kishte mbyllur gojën, madje e ka parë vetëm me sy të skuqur Erionin. Erioni ndërkohë është larguar, kurse Seldi shprehet se Erionit tashmë i është hapur goja. Klodi i thotë Seldit se nuk duhet ta vazhdonte këtë debat, ndërsa Tatiana thotë se atij i paska ardhur dita të sqarohet me të gjithë. Erioni kthehet sërish për ta pyetur se përse ka këtë ide që ai tani pa Bertinën ka lulëzuar. Seldi ia kthen se ashtu i duket dhe se më parë ka qënë i mbyllur, ndërsa Erioni i thotë se ai nuk e njeh atë si është i lidhur apo i palidhur që të bëjë krahasime. Ai shton se kur është i lidhur, bën sjellje në respekt të asaj që ka në krahë. Seldi ia pret se pasi doli ajo, ai shkoi tek femrat e tjera. Erioni ia kthen se ai nuk e di fare se si i ka lënë bisedat me Bertinën, ndaj nuk mund të flasë. Seldi shprehet se flet vetëm për ato që sheh, kurse kur Erioni e pyet nëse e di a është i lidhur apo jo me Bertinën, ai përgjigjet se jo. Erioni shton se edhe nëse rri me femrat e tjera, ska asgjë të keqe sepse të paktën nuk e ka bërë këtë kur ishte Bertina. Klodi pyet se cfarë kanë me njeri-tjetrin që debatojn dhe Erioni përgjigjet se Seldi e ka thënë para disa ditësh se do i sulmonte të gjithë e ndaj po e vë në zbatim. Seldi e pyet se kur e ka thënë këtë gjë me ton mohues, por ndërhyn Tatiana duke i treguar se e ka dëgjuar edhe ajo. Erioni vazhdon i qetë mëngjesin me të tjerët, ndërsa Seldi rri i nervozuar. Pas pak, duke folur sërish për debatin, Seldi shprehet se ai ngeli duke futur vajzat në krevat, që kur iku Bertina. Mandi ndërhyn duke thënë se vajzat i venë vetë, ndërsa Erioni shprehet se ska asgjë të keqe që ai bisedon me to, madje Seldi e ka bërë edhe vetë këtë gjë, ndoshta jo në krevat, por tek shezlonët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›