Dekretet e Topit, skadon sot afati i shqyrtimit
Gjer më tani, deputetët nuk kanë shqyrtuar emrat e propozuar nga Topi për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që si kjo gjykatë ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, pothuajse kanë vende vakante jashtë parashikimit të çdo afati.
Topi dekretoi më 25 Maj, emërimin e Medi Bicit, Vexhi Muçmatajt dhe Sokol çomos si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në bazë të ligjit, kryetarja ne Kuvendit duhet të kishte kaluar për shqyrtim në komisionin për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për të shqyrtuar këto dekretime.
Megjithëse emrat kanë mbërritur në komisionin e mësipërm që më datë 1 Qershor, deri më tani nuk është hartuar asnjë raport për këto tre kandidatura për t’iu paraqitur Kuvendit për miratim. Gjithsesi, tejkalimi i këtij afati nuk parasheh pasoja juridike për kandidaturat dhe se ato mbeten sërish në “garë” për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë.
Duket se pengesë në këtë drejtim është bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Dhoma e Avokatisë, institucione këto që nuk kanë përgatitur informacionet mbi gjyqtarët e propozuar pranë komisionit përkatës parlamentar.