Korçë, pranga dy zyrtarëve të gjykatës për korrupsion
Operacioni i koduar “Kancelari”, përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit, Arben Hariz Hoxha, 51-vjeç, banues në Korçë, me detyrë Shef i Personelit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprës Penale.
Gjithashtu po nga ky operacion është arrestuar edhe Shkëlqim Përparim Kajmaku, 52-vjeç, banues në Korçë, me detyrë Kancelar i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë. Këta shtetas akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Arben Hoxha është kapur në flagrancë nga strukturat e policisë, pasi i kishte marrë shumën prej 500.000 lekë (të rinj) një qytetari, në këmbim të nxjerrjes më shpejt të një vendimi ekzekutimi të një çështje civile, vendim të cilin e kishte nxjerrë kancelari i Gjykatës Shkëlqim Kajmaku.
Në momentin e ndalimit të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 500.000 lekë, vendimi i gjykatës, dhe dokumente që vërtetonin shkeljet ligjore të kancelarit të gjykatës. Nga strukturat e policisë do të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e fakteve për shkeljet në lidhje me nxjerrjen e këtij vendimi nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë.