Elbasan, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari
Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.C, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec Përrenjas.
I lënduari është dërguar në spitalin e Librazhdit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime thonë se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Arben Xhevahir Rira, 35-vjeç, lindur ne fshatin Rrajce - Librazhd dhe banues në fshatin Piskupat – Pogradec.
Ky shtetas, ka shkuar lokali i shtetasit A.V, ku ka kërkuar pronarin e lokalit, i cili për momentin nuk ndodhej dhe ne këtë moment ka dale nipi i tij, shtetasi A.C, të cilin për motive ende të pa qarta, e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë duke e plagosur në këmbë dhe në krahë. Pas këtij veprimi të kryer, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Po punohet intensivisht për gjetjen dhe shoqërimin e tij.