Selitë qeveritare pa ujë, Ujësjellësi riparon rrjetin

Rubinet çesme, foto ilustruese
TIRANE- Të gjitha rezidencat shtetërore në Bulevardin kryesor të Tiranës nuk do furnizohen sot gjatë ditës me ujë të pijshëm.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës konfirmoi sot se, ndërprerja e furnizimit me ujë, vjen si pasojë e futjes në punë të linjës së re të transmetimit 400 mm.
Pa ujë do të jenë sot: Kryeministria, Presidenca, Kryesia e Kuvendit, selitë kryesore ministrore, si dhe vilat dhe rezidencat qeveritare dhe diplomatike në zonën e ish-bllokut.
Kufizimet me ujë do zgjasin nga ora 09:00-16:00. /E.K./