E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo, i vjedhin shtëpinë, shpëton "Topi i Artë"

Hajdutët bastisin shtëpinë e Ronaldinjos. Duke përfituar nga fakti që lojtari dhe të afërmit e tij nuk ndodheshin në vilë, katër persona kanë vjedhur objekte me vlerë (kryesisht ora dhe bizhuteri), që kushtojnë disa mijëra euro. I vetmi fakt pozitiv i mbrëmjes së të hënës, ishte se ata "harruan" t‘i merrnin yllit brazilian "Topin e Artë", trofeun më të rëndësishëm individual për një futbollist. Personeli i sigurisë e ka mësuar shumë vonë ngjarjen, vetëm pasi grabitësit ishin larguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›