E Diel, 1 Nëntor 2026

Selmanaj kundër Kosovës

Share

Nga Halil Matoshi

Shteti i padrejtësisë dëshmohet përmes rastit shkollor të një kosovari, i cili është viktimë e abuzimit të politikës me gjyqësorin dhe korruptimin e tij të skajshëm. Ndonëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rastin Selmanaj kundër Kosovës i ka dhënë të drejtë Fadil Selmanajt, vendimi i instancës më të lartë të drejtësisë në vend tash e gati një vit nuk është zbatuar.

I diplomuar për gjeodezi jashtë shtetit, Fadil Selmanaj është kosovari (jo i vetëm) që e ka sprovuar në lëkurën e tij paligjësinë dhe padrejtësinë shoqërore në shtetin e tij, duke qenë viktimë e drejtpërdrejtë e politikës, tash e katër vjet. Rasti i tij është rast shkollor për një shoqëri të padenjë ku shteti i së drejtës është vetëm një ëndërr, ngase ajo është shuar nga një klasë politike që e ka kapur shtetin, me të gjitha segmentet e tij.

Selmanaj me gruan dhe dy fëmijët jeton me qira, tash e katër vjet i papunë dhe në pritje të drejtësisë. Por ajo (drejtësia) duket se e ka braktisur përfundimisht këtë vend.

Kosova është një atdhe i padrejtë, jo vetëm pse këtu nuk sundon shteti i së drejtës, por drejtësia si ideal shoqëror është shndërruar në padrejtësi si ideal pushteti.

Sipas raporteve të Transperancy International (TI) pas partive politike dhe Qeverisë, gjyqësori është segmenti më i korruptuar i shtetit kosovar. Politika e afekton direkt drejtësinë, e cila nuk ia ka dalë që të jetë asnjëherë e pavarur.

Prandaj Kosova nuk ka arritur ta instalojë gjyqtarin e pavarur, të pandikuar politikisht dhe me ndërgjegje të lartë shoqërore, së këndejmi gjyqtari kosovar është kriminalizuar, me vetë faktin se e bën punën e politikës, duke qenë fillimisht i partizuar, në disa raste i kërcënuar dhe i pambrojtur nga shteti…

I punësuar me konkurs publik në kohën kur kryetar komune ishte Faruk Spahija tashmë i ndjerë, i vetmi inxhinier i diplomuar i gjeodezisë në Mitrovicë Fadil Selmanaj e kishte pranuar ofertën megjithëse me dëshirën që të mbetet jashtë përfshirjes në politikë, kjo e fundit e përfshiu atë me të ardhur në pushtet Bajram Rexhepi, aktualisht ministër policie. Rexhepi pa kurrfarë vendimi e kishte larguar Fadilin nga zyra.

Bile pa bërë as pranim – dorëzim të detyrës!?

Ska nevojë- kishte qenë arsyetimi i shkurtër pdkisht i kryetarit të atëhershëm të Mitrovicës!?

Fadili me kontratë të shërbyesit civil, ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, i themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe e fiton kontestin.

Vendimi përfundimtar ishte në favor të tij, duke e obliguar Komunën që ta kthente në punë duke ia kompensuar pagat.

Kur me vendimin e KPMK-së në dorë Selmanaj i drejtohet shefit të Komunës për ta zbatuar atë, Rexhepi ia kthen Kurrë! Mua nuk më duhen ekspertët, por njerëz që më kryejnë punë. A e di se ku je duke jetuar ti?

Në rastin Selmanaj kundër Kosovës të gjitha faktet flasin se, konform me atë fjalinë e famshme të Dante Aligerit, Fadili i kishte përmbushur obligimet ndaj Kosovës, por kjo e fundit ndaj tij jo. Në vitin 2001, Selmanaj ishte i punësuar në postin e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në kuadër të Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Kontrata e tij e punës ishte e vlefshme deri më 9 mars 2008.

Më 11 janar 2008, kryetari i Komunës së Mitrovicës nxori vendimin, me të cilin i caktonte drejtorët e drejtorive komunale. Megjithatë, Selmanaj, ndonëse me shkollim superior karshi kandidatëve tjerë, nuk ishte riemëruar.

Më 10 mars 2008 dhe më 30 prill 2008, Selmanaj ankohet në Drejtorinë për Administratë dhe Personel kundër vendimit, por nuk merr asnjë përgjigje.

Më 2 tetor 2008, ai ankohet në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, me anë të të cilës e kontestonte vendimin dhe propozonte që ankesa e tij të miratohej si e bazuar. Selmanaj kërkoi, në veçanti, t’i sigurohej vendi i punës që përkonte me përvojën dhe përgatitjet e tij profesionale dhe të respektohej kontrata e tij e punës.

Më 10 shkurt 2009, KPMK miratoi vendimin, me anë të të cilit konstatonte që ankesa e Selmanajt ishte e bazuar. Më pas, KPMK e obligonte autoritetin punëdhënës që në një afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit, ankuesit t’i mundësohej realizimi i të gjitha të drejtave, nga marrëdhënia e punës në përputhje me kontratën ose  ta ricaktojnë në një post tjetër në nivelin dhe shkallën e njëjtë të rrogës, në përputhje me përgatitjet dhe aftësitë e tij profesionale.

Më kot Selamanaj u kishte shkruar letra Fatmir Sejdiut, aso kohe kryetar i shtetit dhe Hashim Thaçit, kryeministër.

Nëse klinika e kirurgjisë ka vetëm një kirurg, a duhet ta largoni edhe atë? A do të duhej të jetonim më mirë në Kosovën e pavarur në të cilën duhet të sundonte ligji apo suksesi i secilit do të varet nga përkatësia apo mospërktësia partiake

A ka nevojë Kosova për ekspertë, që kanë studiuar jashtë vendit dhe i kanë shërbyer atdheut më shumë se dhjetë vjet? A është e dinjitetshme dhe e moralshme të largohet dikush nga puna pa asnjë shpjegim? Qysh është e mundshme që qytetarit të mos i sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, në një vend nominalisht demokratik?, këto ishin pyetjet e qytetarit Selmanaj drejtuar shtetit, por pa marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë Komuna e Mitrovicës pa dijeninë e Selmanajt e ngre çështjen kundër vendimit të KPMK-së në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Dhe, me ndërhyrjen e politikës, përkatësisht zyrtarit të PDK-së, Bajram Rexhepit, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon vendimin e KPMK-së, me një proces gjyqësor të udhëhequr nga Tahir Rreci, tashti avokat, përkatësisht sjell një vendim të trukuar jashtë gjykatores, pra në zyrat e PDK-së, duke mos e mbajtur të informuar Fadilin si palë, duke e përjashtuar atë nga procesi, thjesht duke mos i siguruar një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, me çrast është shkelur me të dyja këmbët neni 31 i Kushtetutës së Kosovës dhe posaçërisht neni 6 (1) i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut  që thotë se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht … nga (një] gjykatë … e cila do të vendosë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile dhe për më tepër, neni 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] i Kushtetutës përcakton: “Të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Dhe duke u nisur nga këto postulate juridike Gjykata Kushtetuese e Kosovës sipas aktgjykimit të rastit Nr. KI 108/10 merr vendim në favor të qytetarit Selmanaj duke konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës kombëtare, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe e shpall të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Nr. 170/2009, të 25 shtatorit 2009 duke ia kthyer këtë aktgjykim për rishqyrtim Gjykatës Supreme, në pajtim me aktgjykimin e kësaj Gjykate; Pra qytetari Selmanaj e fiton rastin kundër Kosovës, mirëpo pothuajse një vit nga ky vendim i drejtë, shteti i pad

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›