E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semafore vetem per dy rruge

Edhe ne historine moderne jane te njohura disa shembuj kur drejtues shtetesh te vogla duke mos qene njerez te planeve te medha te projekteve largpamese apo te qellimeve te larta kane bere ckane bere dhe u jane futur ngaterresave vetem e vetem nga shpresa qe prej tyre mund te dilet me sukses se nxitja e vazhdimit te nderlikimeve mund tu jepte mundesi qe te nxirrnin ne pah veprimtarine e vet. Madje edhe kur ndaj tyre vemendja e lsquote medhenjve ka munguar trazirat vete i kane krijuar.
Nje i tille shembull eshte shfaqur prej 20 vitesh edhe ne Shqiperi nepermjet figures mjaft te diskutueshme te Sali Berishes tek mbante postin e Presidentit te Republikes te liderit te opozites dhe aktualisht te kryeministrit te vendit. Gjate gjithe kesaj kohe ai ka provuar qe kenaqesine me te madhe e gjen ne konflikte dhe ne beteja fiktive derisa te gjitha rremujerat qe kane per protagonist ate vete te perfundojne ne debate parlamentare te zjarrta te cilat me sa duket ia mbushin mendjen qe domosdoshmerisht mund ti sjellin sukses personal. Ndonje sukses te tille qofte edhe te castit cka perben perseri me sa duket qellimin e vetem te perhershem dhe te vertete te te gjitha synimeve te tij.
Gjithashtu nga kamerat televizive eshte dokumentuar me se nje here qe ai di edhe te sillet si nje njeri i perulur dhe teper i miresjellshem me personalitetet nderkombetare duke i ndjekur ata kembandashkembes korridoreve te kancelarive me dore te shtrire dhe me veshe te ngritur per te takuar ndonjerin qe zedhenesit e vet ti komentojne keto perpjekje te mundimshme si mjaft te dobishme si mjete qe prodhojne vlera mahnitese per te ardhmen e Shqiperise mbi te cilen dhe ne krye te se ciles kerkon perjetesisht te qendroje pa medyshje kembekryq ai zoti Sali Berisha. Pikerisht kete i kumtoi pak a shume diteve te fundit Dora Vet edhe Agjencise austriake te lajmeve. Sigurisht ndodh edhe qe te beje ndonje fare terheqjeje kur e nuhat qe gjendja behet shqetesuese por ne te gjitha rrethanat vecanerisht brenda vendit ai arrin te stimuloje acarime dramatike te cilat shpreson se i duhen. Sepse ne perfytyrimin e tij duket sikur zhvillimi historik i Shqiperise postkomuniste eshte paracaktuar qe te mbaje emrin e vet dhe prandaj askush tjeter nuk ka te drejte ta gremise nga maja e piramides.
Por nese keto simptoma te rrezikshme i japin profilit te pacientit edhe nuanca qesharake tabloja e vizatuar nga dora e tij merr gjithnje e me teper konture te erreta. Kjo zymtesi u vu re fare mire edhe ne seancen plenare te se enjtes e cila ne informacion te pare permban faktin qe ajo u zhvillua per 17 ore rresht. Kjo e dhene mund te ishte interesante po te kemi parasysh temen e kesaj seance miratimin e Projektligjit per buxhetin e 2011-es nje lloj projektligji qe pasi miratohet qofte edhe me shumice te thjeshte votash perben ligjin me te rendesishem nese nuk rishikohet ne mes te vitit sic e kane bere zakon kjo qeveri dhe deputetet e votave te vjedhura. Mirepo per cilindo qe ndoqi punimet eshte e qarte se akrepat e sahateve nuk i shtyne kaq gjate diskutimet e deputeteve deshira per te hartuar nje buxhet realist qe do te mund ti sherbente deri-diku daljes se popullit nga varferia e thelle ku e ka zhytur e vetequajtura maxhorance dhe qeverisja e saj me paaftesine por edhe me babezine e vet te panginjshme me monopolet dhe privilegjet e jashteligjshme te cilave nuk u mjaftojne net te tera dimri per tu treguar.
Jo. Gjendur perballe nje sherrnaje te paprincipte dhe te paprecedente gjate se ciles kerkoheshin nga ana e majte shpjegime per realitetin ekonomik te vendit dhe nga e djathta sidomos nga estrada podiumi ministrore pergjigje edhe me te dhunshme akoma sesa me pare veshtire te shuaje televizorin dhe gjumi te te mbyllte syte kur edhe kureshtja shtohej ore pas ore A do te qetesoheshin gjakrat dhe ulej tensioni valle per te mbreteruar ne salle me se fundmi arsyeja e domosdoshme per kohen e nje krize te rende komplekse ku eshte zhytur vendi Kjo kureshtje mprihej sidomos kur me te rralle shfaqej me hare te rrudheshme fytyra e liderit maxhoritar te plotfuqishem qe perseri e perseri pohonte se e qeshura si ndonjehere miresjellja eshte monedha me te cilen djalli paguan naivitetin dhe egersine e lolove te mashtruar prej tij. Prandaj skalonin pak caste dhe smund te mos prisje Hajdut hajdut hajdut... Ti zonje e pallateve... Problemin e keni te lepuri e plot te tilla britma banale e bajate te dala nga goja e kryeministrit qe bucisnin sallen dhe e mbulonin ate nga nje vello e zeze lyer me kenaacute.
Jo vetem ato thirrme por edhe tere atmosfera e dhunshme qe sundoi atmosferen e asaj ditendashnate per shumekend mund te shpjegohen si grahmat e fundit te te semurit qe shpesh marrin trajta brutalisht te fuqishme per tu shuar shume shpejt dhe nje here e mire. Ky shpjegim qofte edhe metaforik mund te jete bindes nese do ta vesh permbajtjen e tij ne raport me gjendjen dramatike qe po kalon vendi akti me i fundit i se ciles eshte depozitimi nga ana e opozites para pak ditesh ne Kuvend i nje mocioni per debat qe do te mundesonte hartimin dhe miratimin konsensual te nje rezolute te nje dokumenti ku Kuvendi te shprehe nje orientim dhe te percaktoje nje qendrim politik per ceshtje te rendesise se vecante te pranohej nga te dy krahet e politikes shqiptare vec te tjerash domosdoshmeria e kapercimit te menjehershem te krizes se thelle dhe nxjerrja e pergjegjesive te Kuvendit te Shqiperise per refuzimin nga Komisioni Europian i statusit te vendit kandidat per ne BE njekohesisht te punohej seriozisht dhe sa me pare nga te gjitha partite parlamentare per te garantuar funksionimin demokratik te Kuvendit mbi bazen e nje dialogu te qendrueshem dhe konstruktiv.
Pra pavaresisht procedurave formale qe duhen ndjekur per tia nenshtruar kete mocion debateve ne seance plenare sa me te afert si edhe miratimit te rezolutes perkatese si lsquodirektive parlamentare apo edhe si pjese e burimeve te se drejtes sigurisht qe jane arsyet me force argumentuese ato qe shpien ne realizimin e plote te kesaj forme te drejtimit dhe kontrollit politik te Kuvendit. Keshtu qe seanca maratone e mbajtur se fundi shpresohej qe te shfrytezohej si nje shans per reflektimin e plote ndaj situatave mjaft te renduara qe kane ngerthyer nga njera ane zhgenjimin e nje mase te gjere te popullsise ndaj qeverisjes se vendit dhe nga ana tjeter pafuqishmerine institucionale te kesaj te fundit per tiu pergjigjur me masa efektive nxjerrjes nga kolapsi totalisht trondites. Mirepo ndodhi qe edhe ky shans te zbehej e sfumohej me skenat e zhurmshme te luajtura ne sallen e parlamentit dhe me deklaratat e kryeministrit e te tellalleve te tij sipas te cilave nuk paska vlere skema e Rames nenshkruar nga nje numer i domosdoshem deputetesh opozitare per hetimin e plote te materialeve zgjedhore mbi bazen e formulimeve te Rezolutes se Parlamentit Europian. Dhe veshtire qe te riaktivizohen plotesisht shanse te tilla per sa kohe qe sipas konstatimeve me te vona te aktoreve nderkombetare me peshe parlamenti yne te mbetet si aktualisht nje departament i thjeshte i qeverise.
Ne keto kushte nuk na mbetet vecse te kujtojme apo per disa te kuptojne qe perpjekjet e pergjithshme per te hulumtuar vlera demokratike kerkojne doemos respekt te ndersjelle dhe tolerance reciproke. Kufijte e ketyre keshillohet qe te vendosen atje ku behet fjale per vete diskursin e vlerave. Kjo do te thote - pranohet njezeri nga bota e civilizuar ne brendesi te se ciles lutemi qe te hyjme ndash se ne rastet kur mbi keto rregulla baze nuk arrihet nje konsensus si zgjidhje te vetme shihen vetem dy rruge ose ndarje paqesore nga pushteti ose perdorimi i dhunes. Rruge te mesme nuk ka.
Ne realitetin tone ku sic mesohet fjala vjen ne Tirane celesat e semaforeve i mbajtkerkan edhe policet bashkiake edhe ata te Policise se Shtetit cilen rruge do te zgjidhnim te paren qe kerkon populli bashke me opoziten duke ofruar mundesi kompromisi apo te dyten qe perpiqet Sali Berisha tua kujtoje te tjereve duke hequr nje paralele te shtrember te se sotmes me 13 vjet perpara Kerkesa per dhenien e nje pergjigjeje te qarte ketu pa dyshim qe do te ishte e tepert.
g.sh/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›