Samiti BE - Afrike Evropa heq qafe problemin e refugjateve
Ne kryeqytetin e Libise Tripoli me 29 dhe 30 nentor mblidhen rreth 80 kryetare shtetesh ne samitin e trete Afrike-BE. Krahas marredhenieve ekonomike diskutohet edhe politika ndaj refugjateve.
Ekziston nje hendek i cuditshem ndermjet fjaleve dhe veprave kur eshte fjala per politiken evropiane per refugjatet. Pergjegjesit ne Bruksel dhe ne kryeqytetet e BE nuk lodhen se instruktuari qeverite e vendeve te tjera per te drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit. Por kur eshte fjala per refugjatet para dyerve te vendeve te BE punet jane ndryshe. Ne do ta ruajme kredibilitetin e tradites humanitare te Evropes si vend ku refugjatet pranohen neqoftese u themi njerezve ne Evrope se ne luftojme abuzimin tha ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere se fundi ne nje takim me homologet nga shtetet e tjera te BE.
Perseri fjala ishte per emigrimin. Se fundi ka qene Greqia nje here tjeter ishin spanjollet dhe maltezet ata qe e ndjenin veten te lene vetem prej partnereve me mijera refugjate ilegale ne brigjet e tyre. Teme e veshtire ne kete kontekst eshte solidariteti ndermjet shteteve qe jane teper te ngarkuara sidomos ne jug te Evropes dhe ne shtete te tjera thote ministri.
Mbingarkimi i ketyre shteteve ne periferi te Evropes vjen nga fakti se rregullat e BE e detyrojne nje vend qe ta pranoje refugjatin aty ku ai ka shkelur territorin e BE. Vendet si Gjermania nuk kane problem me kete rregull. Dhe shumica e vendeve te jugut e perballojne tani kete qe kur pjesetaret e agjencise per mbrojtjen e kufirit Frontex kapin refugjatet qe ne det dhe i pengojne te shkelin ne Evrope. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Qysh para dy vjetesh BE ka nisur te negocioje me Libine per nje marreveshje kornize. Jane marreveshje te fshehta nga te cilat shume pak gjera dalin jashte. Ne Parlamentin Evropian kane frike se evropianet jane te interesuar ne radhe te pare per nje gje qe eshte dikush qe ua merr refugjatet.
Lidhur me kete deputetja e te gjelberve Franziska Brandner thote Frika jone eshte se BE permes kesaj mund te shpetoje fare mire prej refugjateve dhe Gadaffi merr si kompensim pak me shume integrim ekonomik me BE lehtesime per vizat per njerezit e tij. Ky eshte shqetesimi yne. Berluskoni takohet me Gadafin ne gusht 2010 Italia prej kohesh ka zhvilluar negociata per ceshtjen e refugjateve me Libine.
Qeveria italiane e Silvio Berlusconit ka qene e para qe ka zhvilluar hapur tratativa me udheheqesin e madh te revolucionit ne Tripoli. Kembimi i refugjateve ndaj miliarda eurove ky ishte pazari. Komisari i OKB-se per refugjate Antonio Guterrez u shpreh i tronditur. Portugezi tha se dyshon qe Libia ka strehimore te mjaftueshme te refugjateve. Nderkohe sundimtari i vetem libian e ka debuar UNHCR nga vendi i tij. Askush nuk e di me se cfare do te ndodhe me refugjatet e debuar ne kete vend afrikanoverior. Pesedhjete milione euro i ka premtuar Brukseli diktatorit ne vjeshte para me ane te te cilave duhet te permiresohet gjendja e refugjateve ne vend. Por kush e kontrollon Libine kur organizata per refugjate e Kombeve te Bashkuara nuk ndodhet ne vend Kritiket thone se evropianet duan ti kene duart e pastra nga refugjatet ata gjithsesi kane shpetuar .