E Diel, 1 Nëntor 2026

Semafori i kuq ngrin banoret-Erioni skualifikohet e pari

Banoret jane duke ngrene buke ne kuzhine nderkohe qe semafori i proves behet jeshil. Kjo do te thote qe te gjithe banoret duhet qe te levizin sa me shume. Keshtu te gjithe cohen dhe fillojne te levizin sa me shume edhe pse jane duke ngrene. Nuk vonon shume dhe semafori behet i kuq duke bere qe te gjithe banoret ndalojne menjehere veprimet e tyre deri ne ate moment.

Keshtu te gjithe ngrijne duke krijuar nje situate qesharake me pozicionet qe kane marre banoret. Genta ka ndaluar levizjen e saj duke kafshuar sanduicin ndersa Tani ka ngelur ne mes te kuzhines me tenxhere ne dore. Arber ka ndaluar levizjen e tij me pjaten e makaronave ne dore ndersa Franceska Ermali dhe Liami jane ne zonen prane oborrit. Banoret fillojne te shohin njeri-tjetrin dhe fillojne te qeshin por kjo i ndeshkon.

Banori i pare qe skualifikohet eshte Erioni i cili qesh dhe leviz dhe pas tij eshte Ermali dhe Liami pasi Ermali qesh me ze ndersa Liami leviz duke ndryshuar disa here mimiken e fytyres. Arber nga ana tjeter skualifikohet sepse instinktivisht kruan koken. Pas disa sekondave semafori behet perseri portokalli dhe banoret u rikthehen levizjeve normale. Ata vazhdojne te hane pasi prova i kapi ne momentin qe po ushqeheshin dhe fillojne te komentojne momentet e proves.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›