Vatranët e vërtetë dhe vatranët zyrtarë
Nga Raimonda MOISIU
Thënia biblike e Nolit; Një popull pa vizion zhduket do të mbetet simbol epoke ndër breza, për të sjellë në kujtesë të kaluarën, të qartësojmë të tashmen dhe ti hapim udhë së ardhmes. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli – popullit të tij shqiptar – Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje. Sot më shumë se kurrë janë për të vlerësuar përpjekjet dinjitoze, përkushtimi atdhetar, patriotik e historik në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar.
Eruditi Faik Konica dhe Noli ynë i Madh, duke patur mbështetjen e fuqishme intelektuale dhe mendjendritur të patriotëve të vjetër, të njerëzve të penës e të dijes, shënuan kthesën e parë historike të Rilindjes Kombëtare, në dekadën e dytë të shekullit të 20-të e pikërisht më 28 prill 1912 themelimin e Federatës Pan Shqiptare VATRA-që do të përbënte përfaqësimin më të fuqishëm e më interesant të diasporës shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por do të hidhte bazat e unifikimit të vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, për zhvillimin ekonomik e kulturor, do të hidhte dritën e parë jeshile që do të luante rolin historik e kombëtar edhe për lirinë e pavarësinë e atdheut. Në artikullin redaksional të gazetës Dielli të datës 4 prill 1912, Noli ynë i Madh paraqiti argumentet për emërtimin e Federatës Shqiptare : Përmbi gjithë kombet e tjera, shqiptari ka më tepër të drejtë të përdorë fjalën Vatra, si të tijën. VATRA fjal e butë, e qetë, por sa të madh kuptim!! Më 14 Prill 1912 u aprovua plotësisht statuti i shoqërisë dhe po në këtë datë u caktua dita e 28 prillit si dita e fundit e bisedimeve për bashkimin e gjithë diasporës shqiptare të Amerikës pa dallim feje e ideje, nën drejtimin e Federatës Vatra. 28 Prilli 1912 hyri në histori si dita e themelimit të Federatës Vatra dhe më 13 Qershor 1912 ajo njihet zyrtarisht nga Institucionet ligjore të Amerikës. Dhe më pas përgjatë një shekulli Federata Pan Shqiptare Vatra do të bëhej simbol frymëzimi për më shumë punë, përkushtim, mençuri dhe integritet, do të krijonte degët e saj në shumë shtete e qytete të Amerikës ku jetonin e punonin shqiptarët. Mes entuziazmit, optimizmit dhe idealizmit patriotik e atdhetar, ditën e shtunë më 28 Prill 2012, komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartfordit Connecticut, qytet i njohur në tërë Amerikën si qyteti simbol i Parqeve, i luleve dhe hortikulturës, festuan me madhështi dhe krenarinë kombëtare të identitetit shqiptar, 100 vjetorin e themelimit të Federatës Pan Shqiptare VATRA. Ishte një ditë e bukur e freskët e me diell dhe qysh në orët e paradites, vatranët e vjetër e të rinj të komunitetit shqiptaro-amerikan të Hartfordit do të dilnin me makinat e tyre të zbukuruara me flamurin shqiptar dhe posterat e Logos së Federatës Pan Shqiptare Vatra me mbishkrimin 100 vjet VATRA, dhe nën oshëtimën e burive do të gjallëronin atmosferën festive përgjatë shëtitores kryesore të South Hartford Franklin ave, ku më pas do të ndalonin para Arbërcafé, aty ku edhe do të mbahej eventi hisorik në nderim të po kësaj dite historike. Në hyrje të Arbërcafé ata u pritën mes shtrëngime duarsh , nga pinjolli pasardhës i vatranit të vjetër, Lliko Rrumbullaku,- shkrimtari, patrioti e atdhetari, vatrani 84 vjeçar maleshovit, z. Andon Rrumbullaku i cili ishte edhe organizatori i këtij eventi historik,- nga një tjetër vatran dhe aktivist i shquar në Fedaratën Vatra dhe studenti i Fan Nolit, biles nga të fundmit që ka qëndruar përkrah Nolit të Madh, fizikisht, mbështetur e biseduar me të 85-vjeçari përmetar z. Thanas Laska, nga biznesmeni z. Astrit Karamanaj, pronari i Arbërcafé që kishte hapur vatrën për këtë aktivitet patriotik e historik, intelektualë, personalitete të artit e kulturës dhe një numër i madh bashkatdhetarësh, simpatizantë dhe aktivistë të Vatrës të komunitet shqiptaro-amerikan në Hartford CT, por edhe të ardhur nga shtete të tjerë sikundër nga Filadelfia, New Jersey, New York-u etj. Salla e Arbër café ishte zbukuruar jo vetëm me flamujt respektivisht të dy vendeve; atij shqiptar dhe amerikan, por në muret e saj ishte fotoekspozita në 100 vjetorin e Vatrës që nga krijimi i saj, patriotët shqiptarë që sakrifikuan në dobi të kombit e deri te Plaku I Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Tubimi historik u hap me himnin shqiptar të kënduar nga sopranoja Lida Mucollori dhe më pas shkrimtarja Raimonda Moisiu moderatore e këtij aktiviteti- do të mbante fjalën e hapjes ku mes të tjerave tha:
Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, në universin e të drejtave, për të qenë në një status të barabartë me botën e qytetëruar të kohës, shansin për të integruar gjuhën tonë amtare, identitetin dhe vlerat kombëtare, kulturën, traditën, pavarësisht përballjes me sfidat e kohës së pakohë, për mundësinë e ruajtjes së këtyre parimeve, treguan se edhe kombi ynë ka të drejtën ti quajë tonat vlerat dhe parimet, si një domosdoshmëri dhe shprehi të një humanizmi thelbësor, se ruajtja e tyre është anti-asimilim atë çka predikuan Noli ynë i madh dhe Faik Konica gjatë gjithë veprimtarisë së tyre erudite e kombëtare duke e finalizuar më 28 Prill 1912-themelimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, si një nga ngjarjet më të shënuara dhe mbresëlënëse, si rrënjën e kombit, si burimin e çdo idealizmi
Më pas Raimonda do të bënte një biografi të shkurtër të shkrimtarit, patriot e atdhetar, vatranit veteran z. Andon Rrumbullaku, që si një gjeolog ka kërkuar dhe rrëmuar në arkivën e kujtesës dhe personale, të trashëguara nga ati i tij, vatrani patriot Lliko Rrumbullaku, i cili i ka ruajtur me ndjenjën kombëtare dhe atdhedashurinë për kombin, materialet e shqiptarëve të Amerikës dhe përpos të gjitha këtyre materialeve e fotove ka botuar edhe një libër me titull Fotoekspozita fotografike – Federata VATRA -13 Qershor 1912. Vatrani veteran z. Andon Rrumbullaku do të mbante kumtesën po me të njëjtin titull.
Në fjalën e tij z. Rrumbullaku falenderoi audiencën për pjesëmarrjen në këtë jubile historik, dhe më tej do të materializonte me fakte, foto dhe komente respektivisht për çdo foto, -punën, mundin, përkushtimin atdhetar, sakrificat e patriotëve dhe atdhetarëve me në krye Konicën e Nolin, veprimtaritë e tyre patriotike e atdhetare për të arritur atje ku ata dëshironin, punuan e sakrifikuan në dobi të kombit tonë.Ai solli në kujtesë ata burra e gra mërgimtarë që lanë atdheun me dhimbje, të shtrënguar nga kushtet ekonomike për të gjetur mundësi mbijetese dhe të krijonin mirëqënien e familjeve, por krahas saj treguan edhe me vepra se ishin edhe patriotë të flaktë të mbrujtur me idealet e vendit demokratik e përparimtar të kohës, që i mbajti në gjirin e tij, si një Atdhe i dytë. Themelimi i Federatës Pan Shqiptare Vatra do të përkonte në një kohë me Pavarësinë e Shqipërisë, – u bë qendër e fuqishme me kredebilitet të çmuar, e njohur ligjërisht nga administrata amerikane e kohës, ndërkombëtarisht, me propagandë e ndihma pakursim, si edhe me vullnetarë në mbrojtje të një Shqipërie të lirë dhe për tu bërë e denjë midis popujve të tjerë të Europës. Jemi sot këtu të nderojmë veprën dhe punën e atyre burrave të gjithë Kombit shqiptar, që nga Noli ynë i Madh e Konica, patriotë e demokratë përparimtarë e humanitarë të shquar, oratorë e politikanë të dedikuar ndaj çështjes shqiptare dhe përparimin e kombit. Vlerësimi i veprës së tyre i rikujton sot Diasporës Shqiptare në SHBA-ës, gjithë shqiptarëve kudo që janë se liria, përparimi e demokracia që e dëshirojmë për atdheun tonë vjen vetëm nëpërmjet mobilizimit dhe përkushtimit shpirtëror, kulturor, patriotik e material, jashtë interesave personale dhe militantizmit të verbër politik, vetëm me idealin patriotik siç vepruan vatran