E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, policia 5 mln lekë informatorit

Për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën dy të tjerë, policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 500 mijë lekë të reja për çdo informacionm që çojnë në kapjen e autorit të krimit. 

TIRANE- Policia e Tiranës vë shpërblim në vlerë 500 mijë lekë të rinj si dhe në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni 069 41 11 021 dhe 129 për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të vrasjes, 38 vjeçarin Bashkim Qefalia. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë pranë doganës së Tiranës ku Qefalia ka vrarë me armë zjarri Artan Allushin 25 vjeç dhe plagosi dy shtetas të tjerë xhaxhanë e tij Kujtim dhe djalin e këtij të fundit Nertil Allushi përkatësisht 50 dhe 22 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë dyshohet paraprakisht se viktima dhe dy shtetasit e plagosur, kanë debatuar fillimisht me autorin ku më pas janë konfliktuar me këtë të fundit, për motive të dobëta. Autori i dyshuar Bashkim Qefalia, pas kësaj grindje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Artan, Kujtim dhe Nertil Allushi, ku për pasojë dyshohet se është dëmtuar edhe vetë. Artan Allushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme kurse dy shtetasit e plagosur u dërguan menjëherë në spitalin Ushtarak Tiranë, ku 22 vjeçari Nertil Allushi ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore ndërsa babai i tij Kujtim Allushi aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Krimi i rëndë që ndodhi në mes të ditës në kryeqytet është parë edhe nga banorët e zonës. Nga të dhënat e mbledhura mësohet se janë dëgjuar 3 të shtëna arme, ndërsa autori ka qenë i shoqëruar dhe nga persona të tjerë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›