E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semantika e heroizmit të kapiten Voglit

AGRON GJEKMARKAJ

Koncepti i nderit dhe trimërisë është i lidhur ngushtë me luftën dhe ushtrinë. Qysh në ngjizje të kombeve ka qenë kështu. Shtetet e kanë përcaktuar fuqinë dhe ndikimin e tyre në sajë të ushtrive të tyre dhe gjakut të derdhur në mbrojtje apo në sulm për mbijetesë, fuqi dhe kauza të mëdha. Shqiptarët në historinë e  tyre vetëm gjatë kohës së Gjergj Kastriotit patën fatin të bëhen zëdhënës dhe aktorë të një kauze të madhe, mbrojtës të vendit të tyre dhe Europës në rrezik nga fuqia otomane. Ushtarë të zotë ky truall nxori mjaft. Të tillë qenë stradiotët e famshëm që luftuan kudo në Europë për mbretër të ndryshëm, por me pagesë si mercenarë. Gjithashtu, në Perandorinë Osmane ndër shekuj si ushtarakë, shqiptarët ishin krenaria e saj dhe tmerri i armiqve  të saj. Mjafton të kujtojmë Pukëvilin, kur përshkruan mirditorët e Andrea Gazullit tek luftojnë me kardhiqiotët. Në 100 vjet shtet, Ushtria shqiptare nuk ka qenë kurrë në nivelin e aspiratës popullore, më shumë se në momentin kur ajo filloi të bëhet pjesë e misioneve në ruajtje të paqes dhe kundër terrorizmit. Autoriteti i saj njeh kulmin e vet me hyrjen në NATO. Tek shikonin bijtë e tyre që niseshin në misione në vende me rrezikshmëri të lartë të prirë nga flamuri kombëtar, shqiptarët filluan ta ndryshojnë perceptimin për veten dhe dobinë e tyre shoqërore në shkallë më të gjerë se përmasa kombëtare. Vlerësimet e kolegëve ndërkombëtarë për punën, përkushtimin dhe trimërinë e tyre ndikuan së tepërmi për autostimën e ushtrisë sonë dhe kalimin e komplekseve, pasojë e izolimit të gjatë. Pjesëmarrja e  Shqipërisë në Aleancën e madhe kundër terrorizmit dhe kontributi i saj njerëzor në këtë luftë, janë investimi madhor i qeverive shqiptare dhe politika e jashtme më e mirë që ato kanë bërë në këto vite, si në Bosnjë-Hercegovinë, Irak, Çad dhe Afganistan. Të gjithë ata djem dhe burra që nisen për këto misione, janë të ndërgjegjshëm për sakrificat dhe rrezikun, për kurajën që duhet dhe idealin për të cilin luftohet. Nëse perceptimi ynë për heroin klasik është ai i njeriu të fuqishëm ndërmjetës mes perëndive dhe njeriut, mund të themi se heroi modern ka cilësitë e këtyre ushtarëve, ka cilësitë e kapiten Feti Voglit. Të nisesh për Afganistan në atë vend ku njeriu si horizont më shumë se jetën ka vdekjen, ku pas një lufte nuk ka as fitues e as të mundur, ku dhuna dhe fanatizmi janë kushtetuta e pashkruar e vendit për të vendosur paqe e për të dhënë shpresë, do të thotë të jesh kontributor i barabartë, së paku moralisht në vlerat themelore të civilizimit perëndimor. Kështu e kanë lexuar aktin e Feti Voglit dhe Aleksander Pecit komandantët dhe gjeneralët e NATO-s, vetë SHBA dhe përfaqësuesit e forcave të armatosura të këtij vendi mik. Fakti që një gjeneral i rëndësishëm amerikan rend në terren  për të vizituar Aleksander Pecin në spital dhe për ti thënë se çfarë heronjsh ishin Feti Vogli dhe ai vetë, letra e nënkolonelit Xhons drejtuar familjes Vogli, telefonata e Panetes ministrit Imami dëshmon nderimin e tyre për ushtarin, për trimërinë, nderin, gjakun e derdhur për një kauzë madhore e, mbi të gjitha, për ushtarin shqiptar i cili në raport me fuqinë e vogël të  vendit të tij, dëshmohet një ushtar dinjitoz i NATO-s. Kritikët e përhershëm nxituan të kritikojnë ceremoninë funebre dhe titullin Dëshmor i Atdheut dhënë Feti Voglit nga studiot televizive, ku bëjnë sakrificat dhe luftërat e tyre të mëdha. Pa shpjegime që do të merrnin natyrshëm ngjyrim patetik, po kujtojmë se si i ka nderuar Italia ushtarët e rënë në Nasiri të Irakut apo në Afganistan, duke i dekoruar me medaljet më të larta, me funerale madhështore shtetërore e fetare, me pjesëmarrje të së gjithë hierarkisë politike, sepse kështu nderojnë vlerat në të cilat besojnë, sigurinë dhe demokracinë e vet. Ka plot ushtarakë shqiptarë që nga viti 1945 me dekorata e nishane, megjithëse  janë plakur në kolltuk duke luftuar armiqtë imagjinarë dhe, kur duhej të mbronin shtetin, kanë vrapuar nga sytë këmbët ferrave dhe drizave. Feti Vogli krijoi një raport të ri me ndërgjegjen kolektive dhe një hierarki të re vlerash në Ushtrinë shqiptare. Gjaku i Feti Voglit u derdh edhe për ti dhënë dinjitet dhe seriozitet vendit të tij. Kjo humbje ishte një test gjithashtu edhe për seriozitetin e shtetit shqiptar, i cili për herë të parë organizoi një ceremoni bashkëkohore solemne e madhështore në çdo detaj, përjashto fjalimin e dobët e të lexuar keq të gjeneral Xhavit Gjushit. Apeli i fundit i bërë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ka tronditur e emocionuar çdo shqiptar, madje i bashkoi të gjithë në dhimbje e krenari, siç nuk është zakon. Përgjigjja Feti Vogli vdiq duke mbrojtur shokët dhe atdheun, kishte kohë që nuk dëgjohej ndër ne. Por ai dha provën se këto veti të struktura nga banaliteti i përditshëm, shpërthejnë kur shqiptari thirret për ti demonstruar. Feti Vogli ka dhënë shpresë për moralin shoqëror. Një falë e urtë italiane thotë Një ditë frika trokiti në derë dhe kuraja u ngrit e pa që pas dere nuk ishte askush. Kuraja thirri një ditë edhe Gentian Markun e Ervin Dervishin, që dhanë jetën nën flamurin amerikan në emër të lirisë dhe paqes. Ndërsa Feti Vogli e kaloi këtë portë për të konsoliduar rolin e Shqipërisë në NATO dhe, pasi e bëri

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›