Tashmë bisedime në Siri, por përgatituni edhe për armatosje
Pavarësisht fjalëve të përhapura, asnjë forcë e organizuar nuk po ia arrin t’i armatosë luftëtarët rebelë. Kundërshtarët e “Ushtrisë së Lirë Siriane” kanë mbetur ende një ushtri e dobët dhe e paaftë për të ndaluar ushtrinë siriane, që është ende besnike ndaj Assadit. Në të njëjtën kohë, konflikti midis minorancës Allawite dhe maxhorancës sunite të Sirisë po intensifikohet.
Në Sirinë veriore sunitët dhe fshatrat allawite janë ndarë në enklava pro dhe antiqeveritare. Në pikat e kontrollit, forcat e sigurisë qeveritare i urdhërojnë njerëzit të luten për liderin e vendit Allawite. Po ashtu, edhe ushtria sunite i urdhëron zyrtarët allawitë duke i kërcënuar se do t’i ekzekutojë, nëse kundërshtojnë të hapin zjarr mbi demonstruesit. “Më duhej ta bëja” shprehet një ushtar i penduar 24 vjeçar sunit. “Nëse nuk do hapja zjarr, do më vrisnin”.
Të premten “Miqtë e Sirisë” në takimin në Tuniz, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kërkuan armëpushim, që do të lejonte shpërndarjen e ndihmave humanitare në enklava. Uashingtoni duhet t’i lejojë vendet arabe që t’i japin rebelëve sasi të kufizuara me aparatura ushtarake - si p.sh. predha antitank dhe sisteme sigurie komunikimi – që do t’i bënin më keq ushtrisë së Assadit sesa civilëve Allawitë.
Disa analistë paralajmërojnë se armatosja e rebelëve mund ta shpërndante dhe ta intensifikonte më tej konfliktin, por një luftë sektare po zhvillohet tashmë dhe ndërhyrja e huaj duket e pashpresë.
Në kampet e refugjatëve dhe nëpër spitalet e improvizuara, sirianët e zhgënjyer po i luten botës së jashtme që të hyjnë në konfliktin që pretendon 6000 jetë njerëzish dhe bëhet kështu revolta më e përgjakshme e Pranverës Arabe. Ayam Kurdi, ish kapiten i ushtrisë siriane dhe anëtar i ushtrisë së lirë siriane u shpreh se lufta do të bëhet gradualisht më e zgjatur, më kaotike dhe më gjakatare. “Nëse nuk do të ketë mbështetje apo ndihmë për situatën në Siri, atëherë Siria do të shndërrohet në një Somali tjetër”, tha ai. Kurdi dhe anëtarë të tjerë të opozitës argumentojnë se Ushtria Siriane ka për t’u shkatërruar shpejt, nëse nuk krijohet ndonjë strehë e sigurt në Sirinë veriore dhe luftëtarët e opozitës do të marrin armët anti-tank. Parashikimi i tij, sidoqoftë, është shumë optimist.
Divizionet mund të ekzistojnë brenda Ushtrisë Siriane, por askush nuk e njeh shtrirjen e saj reale. Ushtari i lartpërmendur tha se në këto 3 muajt e fundit afërsisht 50-100 ushtarë janë zhdukur, në kohën kur ai shërbente në qytetin e Daraasë. Disa dezertuan, shton ai, ndërkohë që të tjerët u arrestuan apo janë vrarë. “Disa prej tyre përpiqen të shpërndahen, disa kundërshtojnë të qëllojnë me armë”, shton më tej ushtari. Civilët sirianë, ndërkaq, thonë se Ushtria e Lirë Siriane nuk është e aftë të godasë ushtrinë e Assadit. “Ata nuk janë zgjidhja” tha një sirian, i cili foli nën kushtet e anonimatit. “Ata nuk janë aq të fortë, nuk janë aq të organizuar. Nuk mund të themi kurrsesi se revolucioni do fitohet prej tyre”.
E vërteta e shëmtuar është se Assadi po bën thirrje për një bllof botëror dhe për fitore. Rusia dhe Kina po e mbajnë me pekule autoritetin në fuqi. Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s i mungon vullneti për një ekspeditë ushtarake në ajër të stilit të Libisë. Turqia shpreh zemërim, por shfaqet pa vullnet për të krijuar një strehë të sigurt në kufijtë e saj. Opozita siriane luan një rol të rëndësishëm. Ish biznesmenët, punëtorët e ndërtimit dhe mësuesit kanë krijuar një rrjet që bën kontrabandë me telefonat satelitorë, gazetarët e huaj dhe videokamerat në Sirinë veriore. Ata shkarkojnë video në youtube nga kampet e refugjatëve dhe presin që bota të reagojë.
Ndërkohë, inteligjencia amerikane beson se disa mbështetës islamikë kanë depërtuar deri te opozita. Pjesa më e madhe e refugjatëve sunitë që janë intervistuar kanë folur për një vend të lirë, tolerant dhe demokratik. Ata shprehin keqardhje për statusin e Sirisë si një pariah ndërkombëtare dhe kanë përmendur vendet myslimane të moderuara, si Turqia dhe Malajzia për model. “Duam të jetojnë një jetë dinjitoze” thotë Mustafa Masri, një 31 vjeçar mekanik që është refugjat sot. “Dëshirojmë një vend liberal, ku jetojnë të gjithë sektet fetare”.
Opozita siriane është ende e ndarë. Anëtarët e plagosur të opozitës kanë shprehur përbuzjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Sirisë. Ata akuzojnë anëtarët e këshillit se jetojnë rehat në Londër dhe në Stamboll, ndërkohë që bëjnë shumë pak për të ndihmuar luftëtarët në Siri. “Ky këshill përfaqëson veten, ata janë në kërkim të karrigeve dhe autoritetit”, thotë Khalid Ibrahim Aslan, një 32 vjeçar që sapo është operuar nga një plagë në këmbë, plagë të cilën e mori në demonstratë. “Rebelët brenda Sirisë janë liderët e revolucionit”. Në fund, çështja kryesore është nëse Siria do të bëhet Libani i dytë, Bosnja apo ndonjë vend tjetër. Nga viti 1975-1990, armët dhe paratë nga vendet e tjera kanë gëluar në Liban gjatë luftës civile. Shtetet fqinje kanë përkrahur ushtritë e panumërta në vend, duke krijuar një luftë rajonale dhe duke zgjatur akoma agoninë e Libanit. Vdiqën 140,000 njerëz. Në Bosnje, një tjetër dinamikë shfaqet. Misioni i Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe ndihma humanitare e zgjati më shumë konfliktin në vend, që t’i jepte fund një herë e mirë.
Forcat e armatosura kroate dhe boshnjake ndryshuan ushtrinë më 1995 dhe bënë marrëveshje me serbët, pasi vdiqën 100,000 njerëz. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Liga Arabe dhe Turqia duhet të lëvizin ngadalë në Siri. “Kur të shërohem, do kthehem me armë në dorë” tha Aslani, një 32 vjeçar që ishte plagosur në demonstratë. “Nuk do ketë më protesta paqeje. Na duhet të mbrojmë veten dhe popullin tonë”. Nëse vazhdon akoma brutaliteti edhe në javët ne vijim, kombet arabe, me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet ta pajisë me armët që i nevojiten për t’i dhënë fund njëherë e mirë regjimit të Assadit.
Përktheu: Rudina Dahri