Semina, e ardhmja te turqit e Genclerbirligi
Klodian Semina, mbrojtesi shkodran i Belasices ne kampionatin bullgar, sezonin e ardhshem i ka te gjitha mundesite per te qene pjese e skuadres turke, Genclerbirligi SK. Lajmin per "Albania-sport.com" e konfirmon menaxheri i lojtarit, Rudi Vata. "Ne ndeshjen e fundit Slavia-Belasica, ku edhe Klodiani shenoi golin e vetem per ekipin e tij, ishin te pranishem disa menaxhere turq, por dhe trajneri i skuadres turke Genclerbirligi, Mesut Bakal", tha Vata nga Skocia. Paraqitja ne nivel te larte shume shpejt e Semines dhe lidhjet qe kane skuadrat turke me perfaqesues te tyre ne Bullgari, eshte edhe pikelidhja e transferimit te dyte nderkombetar brenda gjashte muajve te mbrojtesit te ri. "Bashkepunetori im, menaxheri bullgar, Pavlo Panajotis, me informoi per interesimin real te Genclerbirligi", shtoi Vata. Genclerbirligi ndodhet aktualisht ne vendin e 15-te nga 18 skuadra qe ka kampionati turk, ku ka grumbulluar 32 pike pas 31 ndeshjesh. Ne ndeshjen e fundit Genclerbirligi barazoi 0-0 me Trabzonsporin.