E Diel, 1 Nëntor 2026

Dynden refugjatët nga Siria,Turqia në alarm

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, tha se vendi i tij mund të kërkojë ndihmën e Kombeve të Bashkuara, nëse vazhdojnë të dynden refugjatë nga Siria në drejtim të Turqisë.

Davutogllu është shprehur se ka biseduar sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, për ta informuar për këtë çështje, pasi 2500 refugjatë kaluan në Turqi, gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i total I tyre ka arritur në 24 mijë.

Në Siri, aktivistët thonë se forcat e sigurisë sot e vazhduan ofensivën e tyre kundër luftëtarëve opozitarë në lagjet e kryeqytetit Damask, dhe në hapësirat e tjera në mbarë vendin.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, i tha dje Asanblesë së Përgjithshme të OKB-së se ka raporte “alarmuese” për viktima në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›