E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja mister rrezikon 32-vjecaren

A. Ndoja

Rreshen- Semundja misterioze i rrezikon jeten nje 32-vjecareje nga Rresheni, per te cilen mjeket nuk munden dot te bejne asgje, pervecse kurimit e diagnostikimit jashte vendit. Prej 25 ditesh familja Perlesi, pret nje pergjigje zyrtare nga Greqia pasi eshte bere plotesimi i dokumentacioneve, ndersa dite pas dite semundja perhapet ne te gjithe fytyren e Shpresa Perlesit, e cila as nuk mund te haje dhe as nuk mund te pije. Babai i saj, Pali, tregon se vajza vuan nga nje semundje enigmatike, krejtesisht e rralle. Edhe pse mjeket me te mire te Tiranes jane munduar disa here per te percaktuar diagnozen, kjo ka qene teresisht e pamundur. Kesisoj vajzes prej 3 javesh i eshte mbyllur teresisht goja nga perhapja e semundjes pa origjine, qe sa vjen e zgjerohet. Asgje nuk merr e jep nga goja 32-vjecarja, pasi plaga ne ngjyre te erret ia ka "qepur" buzet dhe eshte shtrire deri poshte ne ezofag, ndersa fryme merr vetem me hunde, por asnje nga sekrecionet nuk del jashte, ashtu si dhe nuk mund te depertoje asnje pike uje. Dhe nese plaga i perfshin edhe hunden, atehere fundi rrezikon te jete tragjik.

E vetmja menyre per ta mbajtur gjalle per personelin mjekesor te spitalit te Rreshenit, jane serumet, dhe perdorimi i kortizonit, por qe ka sjelle perkeqesim, duke i krijuar shqetesime te medha. Duket se plaga ka filluar te marre drejt pjeses se syve, ndersa nuk po krijohet asnje mundesi ekzaminimi.

Pal Perlesi, pensionist prej disa vitesh, gjendet i alarmuar dhe mjaft i hutuar prane vajzes, nderkohe qe ne dore mban nje mori dokumentesh ne pritje te pergjigjes nga Greqia, ku shteti shqiptar ka bere aplikim per ta derguar atje, per t'i percaktuar diagnozen dhe me pas sherimin e saj. Minutat qe kalojne jane nje ankth i vertete, nderkohe qe vajza tashme mbahet ne jete vetem me nje tub te holle, nga ku mund te kalojne lengje ne stomak. Gjendja eshte shume e rende, nderkohe qe sipas Perlesit ende nuk eshte bere nje sensibilizim sa duhet, qe ajo te shpetoje nje here e mire nga semundja e padegjuar me pare.

Ministria pergatiti dosjen, por nuk jepet zgjidhje

Ministria e Shendetesise ka pergatitur dosjen per 32-vjecaren, me qellim kurimin per ne Greqi, por prej disa javesh nuk eshte marre nje pergjigje pozitive nga familja Perlesi ne Rreshen. Cdo dite ata e kalojne me ankthin per jeten ne rrezik te Shpreses. "Dokumentet u pergatiten nga zyra e Marredhenieve me Jashte ne Ministrine e Shendetesise, me sa me thane i kane derguar ne ambasade, por me pas nuk di cfare eshte bere", tregon Pali, babai i vajzes se semure. Ai tregon se nuk ka marre ende pergjigje, edhe pse eshte interesuar here pas here. "Cdo tre dite marr ne telefon, por nuk me jepet zgjidhje, ndersa vajza po rendohej per dite e me shume, deri sa ka ardhur ne kete gjendje te pabesueshme, sic e shihni dhe ju", perfundon pensionisti.

Apeli i babait, Pal Perlesi

"Me shpetoni vajzen nga kjo semundje"

Pal Perlesi, babai i Shpreses, rrefen ne nje interviste per "KJ", ecurine e semundjes se rende qe po torturon te bijen, por edhe te gjithe familjen e tij. Mjeket nuk mund te japin asnje diagnoze apo kure, nderkohe qe vetem dergimi jashte vendit mund te zgjidhe kete situate.

Kur i eshte shfaqur semundja vajzes tuaj?

Ne fakt, semundja ishte fillimisht para nje viti, a pak me shume, por pas disa nderhyrjesh mjekesore ajo u shua disi. Kujtuam se shpetuam, por fatkeqesisht situata u perserit para rreth nje muaji. Vete vajza konstatoi se po enjtej ne fytyre dhe me pas ne kohe rekord, fytyra e saj mori pamje rreqethese.

Cili ishte reagimi juaj?

Fillimisht e sollem ne spitalin e Rreshenit, ku drejtori Gj. Valca na nisi per tek dermatologet me te mire. Po e kam pare disa here tek dermatologet dhe shpresonim se do te permiresohej pas vizitave dhe ilaceve qe merrnim.

Kur qe momenti qe u be me keq ?

Para tre muajsh, pasi e kisha derguar spital me spital, sa ketu ne Mirdite dhe ne Tirane.

Ia percaktuan diagnozen?

Jo, asnjehere. Me ka ndihmuar ish-ministri Leonard Solis, per ta nxjerre ne komision ne spitalin "Nene Tereza" ne Tirane, ku u more dhe vendimi per ta nxjerre jashte shtetit, ne nje klinike te specializuar ne Greqi.

Ka mundesi ta mbaje spitali ketu?

Cfare mund te bejne keta, vetem serume i bejne dhe po e mbajne prej tri javesh gjalle, ndersa semundja po avancon pa e ditur se cfare eshte.

Keni apeluar ?

Po dhe tani ceshtja mbetet ne dore te ministres se Shendetesise. I bej thirrje qe ajo, si nene, si pedagoge, si ministre, te me shpetoje vajzen duke ma derguar jashte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›