E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinari vendos te beje liber, per tragjedine e Gerdecit

Tirane- Ylli Pinari, ish-drejtori i Meicos, i akuzuar si nje nga te pandehurit e tragjedise se Gerdecit, do te beje nje liber kushtuar punes se tij. Kete fakt e ka bere te ditur Pinari gjate nje aktiviteti te zhvilluar ne burgun "313 Jordan Misja" Tirane. I ulur ne krah me Mihal Delijorgjin, i veshur sportiv, Ylli Pinari ka sqaruar se gjate qendrimit ne burg do te bente nje liber, per kohen kur ka drejtuar Meico-n, si dhe per tragjedine e Gerdecit. Po ashtu ai shpjegoi se akuzat e ngritura ne ngarkim te tij jane politike. Dy te pandehurit nuk kane qendruar shume ne ambientet e ajrimit, duke u rikthyer ne qelite e tyre. Pinari dhe Delijorgji jane shfaqur ne publik, pas 15 muajsh pas tragjedise se ndodhur ne fabriken e demontimit te armeve. Ngjarja per te cilen akuzohet Pinari dhe Delijorgji, ka ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Ne ngarkim te tyre, Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur akuzat e "vrasjes me dashje, me shume se njehere dhe kunder dy ose me shume personave" "shkaterrimit te prones" etj. Ne aktivitetin e djeshem te paraburgosurit e 313-tes kane luajtur futboll mes tyre. Ne krahasim me aktivitet e tjera te zhvilluara ne kete burg, Drejtoria e Burgut, kishte ftuar edhe dy lojtare te ekipit "Tirana", Indrit Fortuzin dhe Blendi Nallbanin, te cilet ishin ne fushe, perkrah te paraburgosurve.

Kartat

Drejtori i burgut 313, Shkelqim Kalemi ka deklaruar dje gjate zhvillimit te aktivitetit, se te gjithe te paraburgosurit jane pajisur me karta identiteti, si dhe jane gati per te votuar me 28 qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›