E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet kufome ne Virua, dyshohet endacak

Policia e Gjirokastres ka zbuluar ne afersi te pikes se Viroit, trupin e dekompozuar te nje personi te paidentifikuar ende. Sipas burimeve policore, kufoma eshte gjetur mbremjen e djeshme nga nje coban, i cili kulloste bagetite ne zonen e Viroit, ndersa ka bere njoftimin ne sallen operative. Sipas hetimeve te para dyshohet se trupi i pajete i perket nje personi te moshes 40-45 vjec, nderkohe qe ai mund te kete humbur jeten rreth 6 muaj me pare. Policia nuk ka gjetur shenja dhune ne trupin e pajete, kurse pista kryesore ne te cilen po hetohet per shkaqet e vdekjes eshte ajo e vdekjes natyrore. "Mendohet se viktima eshte endacak, pasi asnje person ne Jug te vendit nuk ka depozituar prane organeve te specializuara ndonje ankese per zhdukjen e ndonje familjari te tyre", thone burimet policore. Aktualisht trupi i pajete eshte transportuar drejt Morgut te spitalit civil rajonal "Omer Nishani" te Gjirokastres, per t'iu nenshtruar veprimeve te metejshme ligjore.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›