E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elda dhe Stefani: Mes nesh, ka vetem simpati reciproke

Jane cilesuar si dy konkurrentet qe jane simpatizuar me njeri-tjetrin gjate Akademise. A ka dicka te vertete mes tyre? Mos valle eshte fillimi i nje dashurie? Nje pyetje qe eshte vertitur gjate ne insertet televizive te Akademise. Stefani ka qene ai qe ka guxuar te shprehe me shume simpatine e tij ndaj balerines. Jemi munduar te zhbirojme ne kete histori, me nje interviste dyshe.

Hera e pare qe jeni takuar?

Elda: Diten e pare te Akademise. Kur te gjithe konkurrentet qe ishin perzgjedhur neper audicione u mblodhen me njeri-tjetrin.

Stefani: Konfirmoj.

C'pershtypje patet per njeri-tjetrin?

Elda: Stefani, nje cun terheqes, inteligjent, serioz dhe teper i shoqerueshem.

Stefani: Elda, goce shume e bukur, e zgjuar dhe miqesore.

Si ka mundesi qe i vute re gjithe keto gjera, menjehere?

Elda: Hesht.

Stefani:Une isha duke folur me Klajdin, nje prej te eliminuarve, kur Adela me Elden me thirren dhe me kerkuan t'i flisja per veten. Iu prezantova, me gjithe aftesite e mia. Elda, pasi me degjoi me tha: "Cuni, nuk je ne interviste!"

Elda: Ia thashe, sepse Stefani po bente maksimumin per te me rene ne sy. M'i nguli syte keq!

Kur filloi te dilte hapur simpatia qe kishit per njeri-tjetrin?

Stefani: Gjithe fajin e kishte Jurgeni. Pasi e pyeta se si ishte Elda ne balet dhe ai me konfirmoi qe Adela, Elda dhe Artesi ishin shume te mira, une i thashe se Elda me dukej shume vajze seksi.

Elda: (qesh)

Me pas u mor vesh nga te gjithe, kjo simpati, apo jo?

Elda: Une e mora vesh nga Jurgeni dhe Erisi. Ishim ne dhomen e zhveshjes, kur ajo me peshperiti ne vesh: "Lyhu nje cike se do te prezantojme me nje djale qe vdes per ty". Me pas me treguan qe ishte Stefani. Sigurisht qe u habita! Nuk e prisja! Jemi persona krejt te ndryshem.

Stefan, vertet jeni kaq te ndryshem?

Stefani: Eshte e vertete. Elda eshte me e lirshme, ndersa une pak me serioz. Duke qene balerine, eshte me e gjalle ne disa aspekte. Une akoma skuqem!

Pasi e moren vesh te gjithe, si ishin marredheniet tuaja me njeri-tjetrin. Ndryshoi dicka?

Elda: Ne fillim u larguam. Nuk rrinim bashke njelloj si me pare. Eshte normale qe kisha friken se mos ai djale do mendonte qe cdo perafersi apo fjale, mund t'i jepte shprese per te pasur nje lidhje. Mundohesha ta shmangja.

Stefani: Une vazhdoja te sillesha normal, njelloj si me pare. Ndjehesha pak ne siklet, fillimisht. Por, me pas u mesova.

Duke qene se ju jeni konkurrente te Akademise se Yjeve, mund te me thoni se si i keni perjetuar sfidat e njeri-tjetrit?

Elda: Kur dilte ne sfide Stefani, e shihja ndryshe nga te tjeret. Ndoshta edhe per faktin qe ai ishte djali qe me kishte dalluar nga vajzat e tjera. Ketu ne Akademi ka vajza me te vertet te bukura. Ai me dalloi mua dhe nuk kishte pse te mos e vleresoja.

Stefani: Normalisht qe kisha vemendje me te vecante. Une krijova miqesi me Elden dhe kisha shume merak kur ajo do interpretonte ne skene. Per te kam bere tifo me shume. Pse jo, me ka rrahur zemra, kur e gjykonin profesoret.

Mos i keni lene gjerat pergjysme?

Stefani :Nuk kemi diskutuar per t'u lidhur. Une jam i teorise qe dashuria ose terheqja perjetohen kur dy persona e ndiejne mungesen e njeri-tjetrit, kur jane larg. Ndaj mendoj se duhet t'ia leme kohes, nese do kete dicka mes nesh. Nuk jam tipi qe i bej gjerat shpejt!

Elda: Tani per tani, Stefanin e pelqej thjesht si shok. Nuk e di!

Ka ndonje shprese per te ardhmen?

Stefani: Ngre shpatullat.

Elda: Nuk e di!

Gjate gjysmefinales, Stefanit i takoi te interpretonte rolin e Troy-t. Ty Elda a do te te kishte pelqyer te interpretoje Gabrielen?

-Elda: Nuk e besoj. Nuk e shoh dot veten ne rolin e Gabrieles.

Stefani: Pse jo?

Atehere, ate puthjen e famshme do e realizonit ne menyre te perkryer?

Stefani: Nga ana ime, po!

Elda: Ndoshta! Por puthje skenike do ishte!

Para pak javesh Stefani ka festuar 16-vjetorin. Ka pasur nje dhurate shume speciale nga ana e Eldes per Stefanin; nje tufe me trendafila te kuq me nje blu ne mes. Pse?

Elda:Sepse m'u duk nje dhurate shume e vecante. E ndjeva dhe e bera. Stefani eshte nje mik shume i mire i imi.

Stefani: Ishte dhurata me e vecante qe me kishin bere ndonjehere. Me pelqeu trendafili blu mes te kuqve. Por mbi te gjitha albumi i fotografive. Kishte shume domethenie. E kemi nisur me nje fotografi te perbashket. Ku i dihet si do mbushet! Andej nga Shkodra me eshte hapur nami!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›